E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongo, Kabila emeron kryeministrin e ri

Presidenti i Republikes Demokratike te Kongos, Joseph Kabila ka emeruar kryeministrin Adolphe Muzito si kryeminister te vendit. Muzito i cili mbante postin e ministrit te Bilancit, do te zevendesoje ish-kreun e qeverise Antoine Gizenga.

Gizenga, 83 vjec, dha doreheqjen muajin e shkuar duke deklaruar se ishte shume i vjeter per te vazhduar detyren.

Muzito eshte nga a njejta parti e Gizengas, PALU, e cila ka krijuar nje aleance te rendesishme me Kabilen ne zgjedhjet presidenciale te 2006-es, duke ndihmuar presidentin aktual te fitoje. Ne kembim Kabila ra dakord qe kryeministri te zgjidhet nga anetaret e kesaj partie.

Nderkohe organizata “Mjeket pa kufij” ben te ditur se situata ne veri te Kivut eshte duke degjeneruar. Ka filluar lufta dhe po perdoren armet e renda.

Organizata konstaton “mungesen e komunitetit nderkombetar dhe deshtimin e tij, si situata me misionin  e OKB-se, ne mbrojtjen dhe dhenien e ndihmes se popullsise”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›