E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Njohja e Kosovës – interes shtetëror i Maqedonisë

 

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, tha sot se njohja e Kosovës është interes shtetëror i Maqedonisë, prandaj qeveria e tij ka vendosur ta ndërmarrë këtë hap.

"Jam i vetëdijshëm se te disa qytetarë kjo nxitë emocione negative dhe kjo për mua është e kuptueshme", tha zoti Gruevski dhe shtoi se "por unë si kryeministër dhe Qeveria kemi më shumë informacione dhe analiza se cilido qytetar i zakonshëm në Maqedoni".

Sipas tij, në bazë të këtyre informacioneve dhe analizave, Qeveria e Maqedonisë ka vlerësuar se njohja e Kosovës "në këtë moment është interes i Republikës së Maqedonisë".

Ndërkohë Maqedonia renditet si vendi i pesëdhjetë që njohu Kosovën. Qeveria e Maqedonisë miratoi vendimin e Parlamentit, i cili i hapi dritën jeshile rezolutës për njohjen e fqinjit të saj verior. Qeveria e Maqedonisë gjithashtu ka deklaroi se shumë shpejt do të vendosen edhe marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën. (a.r/rel/balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›