Anulohet referendumi grek
Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, ka deklaruar se referendumi grek është anuluar dhe se planet për të nuk do ecin më tej.
"Unë do të bisedoj me udhëheqësin e opozitës, Antonis Samaras, në mënyrë që ne të shqyrtojmë hapat e ardhshëm mbi bazën e një konsensusi të gjerë”, ka deklaruar së fundi kryeministri grek, Jorgos Papandreu.
"Jam i kënaqur edhe në qofte se ne nuk shkojmë drejt një referendumi, i cili në fakt nuk ishte një qëllim në vetvete.
Unë jam i kënaqur që gjithë ky diskutim u ka sjellë shumë njerëzve përsëri aftësitë e reagimit të tyre”, thuhej në deklaratën e Papandreut
Sakaq Papandreu pritet të mbajë një fjalim përpara parlamentit grek gjatë orëve në vijim.
Ai ka qenë gjatë gjithë kohës nën presion për të dhënë dorëheqjen pasi një ndarje e papritur u shfaq në qeverinë e tij.