Sarkozy Nuk pranojme shkaterrimin e Euros
Liderët e G20 të mbledhur në Kanë të Francës, në ditën e parë të takimit kishin në program ekonominë globale, kryesisht temën për reforma të sistemit monetar botëror si dhe mundësinë për të vendosur një taksë mbi transaksionet financiare. Por zhvillimet në politikën greke dhe qëndrimet e kryeministrit Papandreu, ndryshuan rrjedhën e diskutimeve. Kriza e Eurozonës u vendos në fokus të bisedimeve.
Presioni franko-gjerman mbi greqinë ka favorizuar një ndërgjegjësim. Kështu u shpreh në fund të punimeve të G20, presidenti francez Nikolas Sarkozy, lidhur me evolimin e kuadrit politik në greqi. Sarkozi ka ritheksuar edhe njëherë besimin që greqia të mbetet në Eurozonë, por sigurisht ka thënë ai, nuk mund të ndërhyjmë në vendimet e popullit grek. Nuk mund të pranojmë situata që mund të shkatërrojnë euron, pasi do të ishte edhe shkatërrimi i Europës. Ai u shpreh se mesazhi i dhënë nga Franca dhe Gjermania për Greqinë ka qenë i qartë.
“Vendet e varfra nuk duhet të jenë ato që vuajnë pasojat e kësaj krize, duhen mënyra të reja për të financuar në këto vende dhe KE ka diskutuar në këtë drejtim. Po mendojmë për metoda të reja për zhvillimin e këtyre vendeve, edhe të Greqisë, natyrisht që kemi folur edhe për sanksione, por duam që Greqia të qëndroj në eurozonë”. Vështirësia nuk ka kaluar por është vënë në një linjë të caktuar, vëmendja është e përqendruar kryesisht në atë që po ndodh në Greqi” .
Në përmbledhjen e bërë mbi punimet e ditës së parë të G20, Sarkozy ka deklaruar se shumë shpejt Fondi Europian i Stabilitetit do të aplikohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ky fond me një shtim nga garancitë e dhëna nga vendet e Eurozonës, ka një kapacitet të huasë me 440 miliardë euro dhe do të reduktohet në rreth 250 miliardë për shkak të angazhimeve të financimit të bërë në favor të vendeve në krizë si Greqia, irlanda dhe Portugali. Nëse do të shtohet edhe përdorimi I marrëveshjes së fundit të vendosur në BE, por ende I pacaktuar si sasi, shuma mund të arrijë në një fuqi të zjarrtë në rreth një mijë miliardë euro, ka thënë Sarkozy. Në takimin e pasdites me ministrat e financave të disa vendeve dhe komisionerit Olly Rehn, u fol për krijimin e një grupi pune që do ta bëjë operativë fondin e shpëtimit sa më shpejt, ka shtuar ai. Më tej, kreu I Francës, sqaroi se taksa mbi transaksionet financiare është një mundësi, domosdoshmëri dhe moral. Gjithsesi ai tha se një masë e tillë është kundërshtuar nga disa vende, si Brazili dhe Argjentina. Ai shprehu bindjen se taksa teknikisht është e mundshme, financiarisht e pazëvendësueshme dhe moralisht e paperceptueshme. Ndër të tjera në ditën e parë të samitit të G20, u vendos që Fondi Monetar Ndërkombëtar të ketë të drejtën për dhënien e linjave të reja të kredisë, me qëllim luftën ndaj krizës së likuiditetit për ato vende që kanë probleme sistematike. Këto instrumenta të reja mund të përballojnë streset financiare për vendet që kanë përkohësisht vështirësi për hyrjen në tregun e kapitalit.Edhe presidenti amerikan barrack Obama ka shprehur shqetësimin e tij për rrezikun e infektimit nga kriza greke të vendeve më të mëdha, që sipas tij do ta bënte më të pamenaxhueshme situatën. Ndërsa për kancelaren merkel, më e rëndësishme është fuqizimi i autoritetit të Bashkimit Europian. Sipas saj kriza nuk lindi si krizë e euros, por si një krizë e borxhit të disa vendeve dhe prej andej u vijua nga një mungesë besimi.
Në ditën e dytë të samitit pritet që të diskutohet për temat më kryesore të parashikuara në G20. do të diskutohet për një fleksibilitet më të madh në tregjet e shkëmbimit monetary si dhe reduktimin e tejskajshëm të akumulimit të rezervave valutore. Prej kohësh anëtarët e G20 kanë mbështetur idenë që vendet me surplus të lartë tregtar dhe me monedhë të nënvlerësuar, të veprojnë më shumë për të përmirësuar ekulibrat ekonomikë globalë duke inkurajuar konsumin e brendshëm dhe duke u larguar nga varësia e eksporteve.