E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres/ Banoret e Koder Vile rrezikohen nga rreshqitja e dheut

Në Durrës ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare nga Bashkia për zonën e Kodër Vilës, banorët e së cilës rrezikohen nga rrëshqitja e dheut. Me nisjen e shirave banorët janë gjithnjë e më të rrezikuar. Ndërsa kryetari i Bashkisë Vangjush Dako, në një intervistë për Abc neës ka deklaruar se do të duhen investimet e një dekade për të arritur ndoshta një zgjidhje të këtij problemi.

Dako, kryebashkiaku i një qyteti si Durrësi ku ndërtimet gjatë viteve të fundit kanë njohur një rritje galopante dhe shpesh pa asnjë sistem, pranoi se ka ardhur koha që në qendrat e mëdha urbane ti jepet fund kaosit urbanistik.

Në disa zona, kryesisht periferike të Durrësit, si zona e Kënetës dhe Kodra e Mbretit gjatë viteve të fundit janë ndërtuar qindra objekte informale pa respektuar asnjë kriter urbanistik si dhe pa asnjë leje nga organet përkatëse të pushtetit vendor. Gjatë gjithë kësaj kohe Bashkia e Durrësit, në territorin e së cilës ka ndodhur ky kaos nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar ndërtimet pa leje apo për të ndëshkuar shkelësit e ligjit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›