"Gripi i derrit", shqiptari i pare preket ne Greqi
Pas rasteve te shumta ne Greqi, te personave te prekur nga "gripi i derrit", me se fundi eshte raportuar se nje prej pacienteve eshte shtetas shqiptar. Sipas te dhenave nga Ministria e Shendetesise greke rezulton se pacienti shqiptar, por qe jeton ne Greqi eshte 16 vjec nderkohe qe nuk jepen te dhenat e tjera, per sa i perket identitetit dhe origjines te sakte te tij.
Rasti
Shqiptari i cili jeton ne Greqi si emigrant eshte edhe rasti i pare qe raportohet i prekur me virusin H1N1, per sa i perket vendit tone. Kurse per shtetin fqinje ai eshte rasti i 116 i regjistruar deri me sot. Sipas te dhenave nga shteti fqinje, nje autobus me turiste i cili ka mberritur gjate dites se djeshme ne Selanik, udhetaret e tij jane shtruar ne spital pasi kane shfaqur shenja te H1N1, ndersa nje pjese e tyre jane duke u trajtuar ne spital pjesa tjeter ka marre trajtim dhe eshte larguar. Mediat greke vazhdojne te raportojne per nje situate te rende ne shtetin helen per vete faktin se spitali me i madh ne Athine, nuk ofron masa te sigurise kunder perhapjes se "gripit te derrit". "Nje prej kryeinfermiereve te ketij spitali, rezultoi se ishte e prekur nga virusi dhe ndaj saj, nuk u moren masa te menjehershme" raportojne mediat greke. Shqiperia, edhe pse nuk eshte prekur nga ky virus, ka marre te gjitha masat per perballimin e ndonje situate te mundshme, ne zbatim te rekomandimeve te OBSH. Pas rritjes se shkalles se rrezikut te pandemise ne 6 nga OBSH disa dite me pare, si dhe me shfaqjen e virusit ne rajonin e Ballkanit, strukturat shendetesore kane rritur vigjilencen e sistemit per perballimin e situatave te mundshme,
Ballkani
Raste te reja te infektimit me virusin H1N1 jane shenuar edhe ne rajonin tone. Nje dite me pare, Greqia konfirmoi 7 raste te reja te gripit, duke e cuar keshtu ne 116 numrin total te rasteve te njoftuara qe prej 18 majit, dita e shfaqjes se semundjes ne vend. Sipas Ministrise se Shendetesise greke, pacientet e rinj jane dy amerikane te moshes 27 dhe 49 vjec, nje australiane me origjine greke 57 vjec, e mberritur nga Australia si dhe nje femije dy vjec. Edhe ne Qipro, jane shenuar 10 raste te reja. Numri total i personave te infektuar arrin ne 57. Edhe ne Maqedoni eshte shenuar rasti i dyte. Te gjithe personat kane qene te ardhur nga SHBA dhe Australia. Ne Serbi numerohen 14 raste qe nga 1 qershori. S. Isaku
Virusi, 150 milione doza vaksinash per te luftuar gripin A H1N1
Organizata Boterore e Shendetesise do te jape 150 milione doza vaksinash per te luftuar gripin A H1N1 ne vendet ne zhvillim. Ne nje konference me eksperte nga mbare bota te mbajtur ne Kankun, drejtoresha e Pergjithshme e OBSH-se, Margret Can tha se ka marre tashme angazhim te plote nga dy kompani vaksinash, te cilat do te merren me ndarjen e dozave. Po keshtu, Sekretari per Shendetesine ne Britanine e Madhe, Edni Bernham tha se deri ne fund te muajit gusht, Britania mund te shenoje edhe 100 mije raste te reja te infektimit me virusin H1N1, skenari me i keq - sic theksoi ai. Dozat e para te vaksinave jane prodhuar ne Evrope, perkatesisht ne Gjermani nga kompania "Novartis". Megjithate do te duhen rreth 2 muaj qe te filloje shperndarja e tyre. Kompania tha se deri tani ka marre porosi nga 35 qeveri. Sipas OBSH-se, perhapja e "gripit te derrave" nuk mund te ndalohet me. Shifra me e fundit qe jep kjo organizate eshte 70 mije te prekur, 300 viktima ne 100 vende te ndryshme te botes.