Divorci, masaker me 4 viktima
Tirane- Nje krim i rende ka ndodhur ne ambientin e nje familjeje ne kryeqytet. Tre persona kane humbur jeten, nderkohe qe nje tjeter ndodhet rende ne Spitalin "Nene Tereza". Dhendri ka qelluar me arme zjarri, tip pistolete dy prinderit e bashkeshortes, djalin e tij 16-vjec dhe ne fund ka vrare veten. Mesohet se shkak i kesaj ngjarje te rende ka qene pergatitja e dokumenteve per divorc, nga ana e vajzes se dy te moshuarve me autorin. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se gjithcka ka nisur pas nje debati mes dy te moshuarve dhe dhendrit te tyre, i cili kundershtonte divorcin. Por mos renia dakord me prinderit e bashkeshortes se tij, ka bere qe ai te kaloje ne depresion dhe me pas ka nxjerre armen tip pistolete qe mbante me vete, duke shkaktuar nje vrasje te trefishte.
Ngjarja
Gjithcka ka ndodhur rreth ores 12:30, ne rrugen "Selaudin Zorba" ne Tirane, mbrapa Fakultetit te Mjekesise, ne banesen e familjes Gjoni. Mesohet se Petrit Zaimi 40-vjec, kishte disa dite qe ishte kthyer nga Greqia, ku jetonte prej disa vitesh. Se bashku me djalin e tij, ka shkuar ne banesen katerkateshe te vjehrrit te tij. Sapo ka ngjitur shkallet, 40-vjecari ka nisur te debatoje me vjehrrin e tij, Azbi Gjoni, 79-vjec, duke kundershtuar divorcin me vajzen e te moshuarit. Por duke qene se vendimi per ndarje ishte marre nga vajza e tij, i moshuari ka nisur te kundershtoje dhendrin. Kjo gje nuk eshte perballuar nga ana e Zaimit, i cili ka nxjerre pistoleten tip "TT", qe mbante ne brez dhe ka qelluar ne drejtim te vjehrrit te tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Ne ato momente mesohet te kete nderhyre e vjehrra e Zaimit, Nadire Gjoni, 65-vjece, e cila mesohet te jete qelluar nga dhendri i saj. Pas dy te shtenave, 40-vjecari ka dale ne dritaren e katit te katert i cili ishte ende ne ndertim, kur ka pare qe i biri i tij Klevis Zaimi, 16-vjec, ishte duke dale nga banesa. Ne kushtet te depresionit ai ka qelluar edhe mbi djalin e tij, i cili kishte arritur te dilte tek dera e oborrit te baneses private. Pas ketij veprimi 40-vjecari ka qelluar veten, duke gjetur vdekjen e menjehershme. Banoret e lagjes kane derguar menjehere per ne spital adoleshentin, i cili nuk ka mundur dot te mbijetoje, nderkohe qe 65-vjecarja ndodhet ne gjendje te rende per jeten.
Hetimet
Menjehere pas krimit, ne vendin e ngjarjes kane mberritur sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.4 Tirane, shefi i Seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit, Tan Dorda, inspektore te krimeve, te cilet kane kryer edhe veprimet e para hetimore. Mesohet se ne pyetje jane marre edhe kalimtaret e rastit, te cilet kane degjuar krismat dhe me pas kane ndihmuar qe te transportojne dy te plagosurit rende per ne Spitalin "Nene Tereza". Sipas hetimeve te para nga policia, dyshohet se krimi ka ndodhur per motive te divorcit te Petrit Zaimit nga bashkeshortja, i cili per motive te depresionit ka qelluar ne drejtim te prinderve te bashkeshortes dhe me pas ndaj djalit te tij. Sipas burimeve viktima Zaimi, mesohet se po pergatiste te gjitha dokumentet e divorcit, qe prej dites qe kishte ardhur ne vendin tone. Nderkohe qe bashkeshortja e tij, se bashku me vajzen e ciftit ndodhen jashte vendit. Grupi hetimor, nen drejtimin e prokuroreve te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, po punojne per zbardhjen e plote te rrethanave te kesaj ngjarje.
3 Persona Kane humbur jeten dhe nje tjeter ndodhet ne gjendje te rende ne Spitalin "Nene Tereza". Mesohet se krimi ka ndodhur pas nje debati te ashper, i cili ka sjelle edhe ne perdorimin e armeve.
Arma
Mesohet se autori ka pasur me vete nje arme tip pistolete. Ai e ka nxjerre ate nga brezi sapo ka hasur ne kundershtimet e prinderve te bashkeshortes se tij, per te evituar ndarjen pas disa vitesh martese.
Vetevrasja
Petrit Zaimi nuk ka duruar dot vrasjen e te birit te tij, i cili ne ato momente ishte duke dale nga banesa. Pas qellimit te tij nga kati i katert i baneses, ai i ka drejtuar armen
vetes duke shkrepur nje here kembezen ne koke.
Divorci, shkak i vrasjes se trefishte
Sipas burimeve nga policia mesohet se vrasja e trefishte, ka ardhur si pasoje e nje divorci qe do te ndodhte mes vajzes se familjes Gjoni dhe autorit Zaimi. Sipas burimeve mesohet se autori ka ardhur nga Greqia se bashku me djalin e tij, pas kerkeses per divorc qe i kishte kerkuar bashkeshortja e tij viktimes. Ky fakt nuk eshte toleruar nga viktima, i cili kishte shkuar te perballej me prinderit e gruas se tij.