E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nejmar në dhjetor te Real Madridi

Talenti i brazilian i Santosit, Nejmar në fund të këtij viti do të kalojë në radhët e Real Madridit. “Marca”, raporton të hënën se superylli brazilian në muajin dhjetor do të transferohet tek “Los Blankos”. Nejmar më të përfunduar kupa e botës për klub do të niset drejt Madridit. Sipas “Marca”, ai në “Santiago Bernabeu”, do të kaloj për shifrën 45 milionë euro. E përditshmja spanjolle “Marca”, ka bërë të ditur të dielën se Reali i Madridit dhe Santoshi përfundimisht kanë arritur marrëveshje rreth kalimit të yllit të ri brazilian, Nejmar në “Santiago Bernabeu” gjatë afatit kalimtar të dimrit. Sulmuesi i ri 19-vjeçar i Santoshit, sipas kësaj marrëveshje, do të duhet t’i bashkohet skuadrës së Hose Murinjos pas përfundimit të Kupës së Botës për klube, që zhvillohet prej 8 deri më 18 dhjetor në Japoni. Sipas “Marca”-s, Reali ka pranuar kushtin e Santoshit që Nejmar të mbetet në Brazil deri në afatin e janarit, pasi drejtuesit e klubit kishin dëshirë të flaktë që ta kishin këtë futbollist në radhët e skuadrës për ndeshjen kundër Barcelonës, të cilën besojnë se do ta sfidojnë në finalen e Botërorit të klubeve. Sipas gazetës në fjalë, arritja e kësaj marrëveshje do të zyrtarizohet gjatë kësaj jave, kur do të publikohen edhe kushtet financiare të kalimit të Nejmarit në Real.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›