E Diel, 1 Nëntor 2026

Aparatura kineze. QSUT bashkepunim edhe per trajnimet

Kina do të ndihmojë me pajisje të teknologjisë së fundit sallat e operacionit në Qendrën Spitalore Universitare, Nënë Tereza. Ky premtim u bë nga ambasadori kinez në Tiranë, Uang Junling. Gjatë një vizite në mjediset e kirurgjisë së përgjithshme, drejtori i QSUT-së, Sajmir Ivziku kërkoi mbështetje edhe për trajnimin e mjekëve shqiptarë në spitalet kineze. 

Në kirurgjinë e përgjithshme në QSUT, realizohen mbi 2 mijë operacione në vit. Rreth 600 prej tyre, janë ndërhyrje kirurgjikale urgjente dhe pjesa tjetër të planifikuara. Rreth 80 e operacioneve konsiderohen nga kirurgët si ndërhyrje të vështira.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›