Hysi Gati per reformen elektorale presim pergjigje nga PD

Megjithëse kanë nisur diskutimet për reformën zgjedhore, nuk ka ende një datë të përcaktuar se kur palët do të ulen në tryezë. E mandatuara e partisë Socialiste, për mbledhjen e opinioneve për kodin e ri zgjedhor, deputetja Vasilika Hysi, në një intervistë deklaron se PS është në pritje të përgjigjes së demokratëve. Nuk është as vonë, as nuk duhet humbur kohë thotë e mandatuara e selisë rozë, teksa vë theksin se opozita do të këmbëngulë në hartimin e një reforme sa më të mirë elektorale.
"Jemi në pritje për të filluar negociatat me ta por nuk kemi akoma një përgjigje. Ne jemi të gatshëm të punojmë dhe të bashkëpunojmë për të bërë një reformë zgjedhore sa më të mirë. Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme për këtë proces, reforma do të jetë gjithëpërfshirëse dhe do të mbledhim opinionet dhe mendimet e gjithë grupeve të interesuara. Nuk kemi pse të nxitojmë, por nga ana tjetër nuk ka dhe shumë kohë. Ajo që është shumë e rëndësishme ne do të përcaktojmë bashkë me kolegun Gjiknuri metodologjinë dhe pastaj komisioni i reformës zgjedhore do të fillojë punën e tij", tha Hysi.
Hysi thotë se opozita do të veprojë e bashkërenduar në hartimin e kodit të ri zgjedhor, ku do të merret opinioni i partive parlamentare dhe joparlamentare të kampit që selia rozë drejton, por edhe të ekspertëve dhe organizatave që kanë qenë monitoruese të zgjedhejve. Kush do të jetë në fokus të ndryshimeve të ligjit elektoral, e mandatuara e selisë rozë thotë: "Do të marrim në konsideratë deklarimet e OSBE-ODIHR, por do të kemi parasysh të gjitha problemet që kanë dalë në pah gjatë zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2011. Kuptohet që janë shumë probleme.Ne në këtë fazë jemi duke mbledhur opinione dhe mendime për të pasur një mendim sa më transparent, profesional, jo vetëm të PS po dhe partive që janë në tryezën e Opozitës së bashkuar, por dhe të ekspertëve, organizatave që kanë monitoruar zgjedhjet, konsitutcionalistë etj."
Deputetja socialiste shton se pavarësisht hartimit të një kodi sa më të mirë zgjedhor, vullneti për ta zbatuar atë nga pala qeverisëse mbetet tejet i rëndësishëm.
Rovena Mocka