E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi i rregullores Turku Vetem pageses se deputeteve

Nënkryetari i Parlamentit, Ardian Turku i ndez një dritë jeshile opozitës, lidhur me ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Ai thotë se ndryshimet në rregullore u bënë për të normalizuar jetën parlamentare, ndërkohë që garanton opozitën se masat që u morën në shkurt të këtij viti mund të rishikohen e të zbuten nëse opozita vendos t’i paraqesë kërkesat e saj në mënyrë zyrtare dhe serioze. Në rolin e nënkryetarit të Kuvendit, Turku thotë se PS nuk mund të vendosë kushte për të negociuar zëvendësimin e votimit nominal me atë të fshehtë në Parlament, por lëshon `pe` përsa i takon pagesës së deputetëve.

"Masat që janë marr atëherë mund të rishikohen, mund të zbuten, kryesisht në drejtim të pagesës së deputetëve. Gjithsesi mospjesëmarrja në jetën parlamentare, nuk shpërblehet me një pagesë të plotë", tha Ardian Turku,nënkryetar i Parlamentit.

Por përtej rikthimit të socialistëve në Kuvend, mazhoranca ka humbur shpresat për të miratuar 12 projektligjet me 84 vota në Kuvend. Brenda 20 ditëve, Shqipëria pritet të marrë një përgjigje nga BE lidhur me statusin e vendit kandidat, cka lidhet ngushtë edhe me detyrat që Brukseli i dha klasës politike shqiptare me kusht integrimin.

"Në të vërtetë me deklarimet e djeshme të liderit të opozitës unë nuk kam shumë shpresë për këtë. Përsëri dëshiroj që të ndodhi cudia në momentet e fundit, por tashmë i kam humbur shpresat", vijoi Turku.

Turku është i bindur se opozita nuk do të japë votën për ligjet që kërkojnë 3/5 e votave në Kuvend. Ai thotë se në mungesë të një programi elektoral në zgjedhjet e 2009, socialistët do t’i përdorin këto projektligje që kërkojnë shumicë votash si program të vetin për zgjedhjet e vitit 2013.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›