E Diel, 1 Nëntor 2026

Klasat e para me femije pa formim parashkollor

Jo të gjithë nxënësit e klasave të para arrijnë të përballojnë ngarkesën mësimore dhe të marrin të gjitha njohuritë në klasë. Kjo për faktin se ende prindërit nuk janë ndërgjegjësuar për t’i cuar fëmijët e tyre, në klasat parashkollore. Këtë e konfirmojnë vetë arsimtarët e klasave të para, të cilët thonë se nxënësit me rezultativë janë ata që kanë ndjekur më parë parashkollorin.

"Në përgjithësi nxënësit janë të përgatitur, vijnë nga kopshtet, me përjashtim të dy nxënësve. Po të paktën vitin e fundit të parashkollorëve e kanë bërë të tërë. Kështu që kjo i ndihmon shumë sidomos në këtë periudhën paraabetare që kemi ne, ku nxënësi duhet di dinë të gjithë shkronjat e mëdha të shtypit. Ka të paktën 2-3 vjet që është  megjithëse më përpara ka pasur dhe fëmijë që vinin nga kopshti. Po tani me këto tekstet e reja shkronjat e mëdha duhet të dihen", thotë një mësuese e klasës së parë. "Fëmijët me parashkollorë kanë dhënë rezultat pozitiv për klasën e parë", shprehet një tjetër mësuese.

Ne ishim në një nga klasat e para të Shkollën 9-vjecare “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë dhe pavarësisht se shkolla ka vetëm një javë që ka startuar, nxënësit dinin të lexonin. Autoritetet e arsimit, në tre vitet e fundit, kanë shtuar ndjeshëm dhe pothuajse në cdo shkollë, klasat parashkollore, për fëmijët 5 vjecarë. Vetëm këtë vit, Ministria e Arsimit ka hapur rreth 200 klasa të tilla në të gjithë vendin.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›