Ligjet me 84 vota Tavo Nese PS refuzon shtyhen 6 muaj

Maxhoranca i kërkon opozitës të votojë ligjet me shumicë të cilësuar, te kërkuara nga raportet ndërkombëtare për integrimin e vendit. Për këtë, seanca parlamentare e së enjtes ka në rendin e ditës 5 kode që kërkojnë 84 vota si dhe 3 ligje të kontestuara e të mbartura që nga legjislatura e kaluar. Për nënkryetarin e kuvendit Vangjel Tavo kjo do jetë edhe prova e forcës për opozitën e cila vetëm ditët e fundit kërkoi tërheqjen për rishqyrtim të pjesë më të madhe të tyre.
"Nuk ka llogjikë të thuash që të tërhiqen draftet, projektligji mbrapsht,. të rifutet përsëri në proces, që do të thotë të kthehemi prapa të paktën 6 muaj. Janë disa projektligje të cilat janë dhe kusht i BE për të marr ftesën për të qenë vend kandidat për në BE, që do të thotë vonë të paktën 1 vit nga ky proces", tha Vangjel Tavo.
Për Tavon, tërheqja nga vota ëhstë një qëndrim i dyzuar i opozitës, e cila 3 javë më parë në konferencën e kryetareve pati dhënë konsensusin e vet.
Në seancën e së enjtes, janë parashikuar të hidhen në votë disa ndryshime në Kodin Rrugor, Kodin Penal dhe kodin Civil, Kodin Ajror, si edhe Kodin Detar. Detabe pritet të sjellin edhe ndryshimet në ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave si edhe ndryshimet në Regjistrin e Gjendjes Civile. Ndër pikat e fundit të rendit të ditës janë edhe interpelancat me ministrat Genc Pollo dhe Petrit Vasili.
Elona Gjylmi