E Diel, 1 Nëntor 2026

Aparaturë të re për zbulimin e kancerit të gjirit

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i pranishëm në ceremoninë e rastit, theksoi se kjo aparaturë bashkëkohore është një lajm i mirë, pasi duke pasur në dorë instrumentet e duhura mjekët vendosin një diagnozë më të saktë dhe kurimi i suksesshëm lehtësohet e qartësohet.

Ai shtoi se mundësitë për përpunimin dhe transferimin kompjuterik të imazheve me këtë lloj aparature janë plotësisht të mundura. Instalimi i Mamografisë u bë falë një projekti të Bankës Botërore, e cila brenda pak ditësh do të bëjë të mundur vendosjen edhe aparaturave të tjera në katër rrethe të vendit. Javën që vjen me përfundimin dhe të instalimit të telemedicinës mund ta bëjmë këtë konsultë në distancë dhe për pasojë i ekzaminuari mund të bëjë konsultën në distancë, duke përfituar dhe nga cilësia e lartë e imazheve”, tha Vasili.

Në dy dekadat e fundit ka një rritje të incidencës së kancerit të gjirit me 2 herë, por, sipas mjekëve, me diagnozën e hershme mundësia e uljes së vdekshmërisë është deri 30 %. Çdo vit llogariten të jenë rreth 400-500 raste të reja në vit me kancer të gjirit./Start/

                                                                                             2011-01-17 13:45
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›