E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, dështon sërish seanca

 Mungesa e një të pandehuri bëri që trupi gjykues të vendoste shtyrjen e seancës për të premten e ardhshme.

Sokol Ngjeçi, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e burgut, i ka dërguar një letër gjykatës ku kërkon që të mos vijojë procesi pa qenë edhe ai i pranishëm.

Për këtë arsye, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën. Zvarritja e këtij procesi gjyqësor si dhe e një sërë procesesh të tjera ka shkaktuar reagime të forta si nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë ashtu edhe nga Ministria e Drejtësisë, të cilët kanë kërkuar marrjen e masave për avokatët që mundojnë në seanca dhe që bëhen shkak për zgjatjen e procesit, aq sa në disa raste çojnë në lirimin e të pandehurve. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-17 11:29
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›