E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani: Besoj se opozita nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet

Ristani i shoqëruar edhe nga deputeti demokrat Luçiano Boçi, ishte sot në Elbasan ku ka zhvilluar një takim me studentët e universitetit të këtij qyteti.

"Nuk besoj se një veprim i tillë do të ndodhë, pasi KQZ përbëhet nga profesionistë të pavarur," tha zoti Ristani, i pyetur nga studentët. Sipas tij, edhe në zgjedhjet lokale do të përdoret Kodi aktual i zgjedhjeve, duke nënvizuar se do të zbatohen të njëjtat mekanizma.

Turi i takimeve me studentë nisi sot në Elbasan dhe do të zhvillohet edhe në zona të tjera të vendit, në kuadër të një marrëveshje midis KQZ-së dhe Këshillin Kombëtar Studentor për angazhimin e studentëve në zgjedhje.

 "KQZ është fokusuar tek votuesit që votojnë për herë të parë, për të sqaruar procedurat e votimit dhe për mënyrën se si organizohen zgjedhjet në Shqipëri", tha Ristani, i cili shtoi se "studentët e diplomuar do të trajnohen me qëllim që të regjistrohen si komisionerë të trajnuar, dhe pas çertifikimit do t’i vihen në dispozicion të forcave politike."  Këtë vit do të votojnë për herë të parë në rang vendi rreth 150 mijë shqiptarë, ku pjesa më e madhe janë studentë./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-17 15:12
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›