E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apathurai: Zvogëlimi i KFOR-it, spekullim i panevojshëm

Prishtinë - Zëdhënësi i NATO-s Xhems Apathurai ka reaguar pas debateve të shumta që janë shkaktuar lidhur me zvogëlimin e trupave të KFOR-it në Kosovë. Ai I ka cilësuar si spekullime të gjitha ata që po fliten. Gjatë një prononcimi për BBC-në, Apathurai tha se "Për momentin nuk ezkiston asnjë plan, e lëre më një vendim për çfarëdo zvogëlimi të mundshëm të numrit të ushtarëve"."Veç kësaj, një debat i tillë do të ishte i mundshëm vetëm kur të jenë të pjekura rrethanat politike dhe të sigurisë në vetë Kosovën, gjë që në këtë moment nuk është rast", tha zëdhënësi i NAT0-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›