Surroi: Kosova diplomaci të varfër
Prishtinë - Publicisti, Veton Surroi, ka deklaruar se politika e jashtme e Kosovës në vitin e parë të pavarësisë së saj ishte e varfër. Ai theksoi nevojën e një platforme të politikës së jashtme që do të duhej të miratohej nga Parlamenti i Kosovës. Surroi theksoi se Kosova ka pasur fat shumë të mirë se politika e jashtme është udhëhequr jo në Prishtinë, por në Uashington e në Londër, në kryeqytetet e shteteve që na kanë sponsorizuar pavarësinë, por kjo, sipas tij, “nuk do të thotë se mund të mbështetemi gjithmonë që dikush tjetër të na i kryejë punët tona”.
Ai ka vlerësuar se është një varfëri e skajshme në krijimin e politikës së jashtme, në zbatimin e saj, në institucionalizim e saj dhe të gjitha këto – sipas tij - reflektohen në situatën në vend.
Sa i përket intensifikimit të takimeve të autoriteteve kosovare me përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, Surroi këtë mënyrë të lobimit e ka cilësuar si improvizuese.
“Më duket se (lobimi) është shumë i varfër, improvizues, në masë të madhe është vlerësues. Nuk kam besuar se do të vijë një kohë e këtillë kur pas një viti do t'i bie ndërmend presidentit që të trokas nëpër dyert e ambasadave, kjo është një punë e ambasadorëve të Kosovës, jo e presidentit të Kosovës. Në këtë një vit oscilimet kanë qenë aq të mëdha, nga refuzimi për lobim e deri te kjo formë e lobimit aspak e hijshme”, ka thënë ndër të tjera Surroi gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.