Klinton merr pjesë në takimin e NATO-s

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ndodhet në Bruksel, ku do të marrë sot pjesë në një takim ministerial të NATO-s. Mësohet se në qendër të diskutimeve pritet të jenë Afganistani dhe marrëdhëniet me Rusinë. Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton mbërriti në Bruksel pas tre ditë bisedimesh në Lindjen e Mesme. Kur ajo të takohet me homologët e saj të NATO-s, fokusi do të shpërqëndrohet disi, nga konflikti mes izraelitëve dhe palestinezëve, tek çështja e Afgansitanit dhe marrëdhëniet me Rusinë.
Zëdhënësi i NATO-s Xhejms Aparthurai thotë se ministrat e Aleancës duan të dëgjojnë pikëpamjet amerikane lidhur me këto çështje.Kjo është vizita e Parë e Hillari Klintonit në Bruksel, që kur u bë Sekretare Shteti. Një zyrtar i lartë amerikan tha se SHBA duan që Aleanca Atlantike të rifitojë energjinë e mëparshme dhe të ndërtojnë strategji të përbashkëta me aleatët evropianë. Takimi i NATO-s shihet si një rast i mirë për ta bërë një gjë të tillë