E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani i gatshëm për sulm të mundshëm ndaj Izraelit

Teheran - Komandanti i Gardistëve Revolucionarë të Iranit Muhammed Ali Xhaferi tha se zotërojnë raketa me rreze veprimi që mund të shkatërrojnë uzinat bërthamore të Izraelit dhe nuk do ti kursejnë këto raketa në rast të ndonjë sulmi të mundshëm.

Doktrina ushtarake e Iranit është krijuar mbi themelin e mbrojtjes,- u shpreh Xhaferi duke shtuar se do të kundërpërgjigjen në qoftë se do të sulmohen nga armiqtë.

Muhammed Ali Xhaferi tha se ushtria iraniane disponon raketa me rreze veprimi 2 mijë km dhe kjo distancë përfshin edhe objektet nukleare të Izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›