E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problem me 126 tapi ne Hamallaj Spitalle Sukth

Prefekti i Qarkut Durres-Kruje z. Genci Alizoti deklaroi dje per Standard KVTP Komisioni i Verifikimit te Titujve te Pronesise ka zbuluar shkeljet skandaloze qe lidhen me abuzimet me tokat ne disa zona te kesaj prefekture ndaj kemi shpallur bllokimin dhe anulimin e tyre. Sipas z. Alizoti Raporti i Prefektures se Durresit dhe KVTP evidenton problematiken ne lidhje me titujt e pronesise te perfituar ne menyre te paligjshme duke nxjerre ne pah abuzimet e medha. Keshtu pergjate vitit 2010 komisioni i ngritur prej nje viti per verifikimin e te gjithe titujve te pronesise mbi token bujqesore ka konstatuar se 126 tapi jane shfuqizuar. Alizoti tha Komisionet vendore te fshatrave kane kapercyer kompetencat per 126 tapi pronesie dosje te cilat jane mbyllur abuzime te renda jane verejtur ne dy prej ish-ndermarrjeve bujqesore ne Hamallaj dhe ne Spitalle ku eshte verejtur pas kontrolleve ne keto zona se ishin shperndare 224 mije metra katrore toke me ligjin 7501 personave qe nuk kane qene subjekt per kete ligj. Vetem ne keto dy ish-NB jane shfuqizuar teresisht 23 certifikata pronesie ne bashkepunim edhe me Zyren e Pasurive te Paluajtshme ne Durres. Abuzime edhe me te renda jane verejtur ne Bashkine e Sukthit ku ne ish-NB ku u evidentua se procesi i ndarjes se tokes ne perdorim me ligjin e vitit 1992 dhe me pas te ndryshuar ne vitin 1995 Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore eshte bere pa u zbatuar pika 9 e VKM-se 452 e cila ngarkonte komisionin e ndarjes se tokave ne rreth te merrte vendimet perkatese per ndarjen e tokes se ketyre ndermarrjeve. Alizoti tha Ne raport thuhet se gjate kontrollit te ushtruar dhe informacionit te derguar nga Prokuroria e Rrethit Durres eshte evidentuar faktin se jane trajtuar me toke 186 shtetas te cilet nuk kane qene subjekt i ligjit 7501 Per token thuhet midis te tjerash ne raportin e Komisionit te Verifikimit te Titujve te Pronesise ne Prefekturen e Durresit. Nderkaq dy vendime te tjera per shfuqizimin e tapive te pronesise jane marre nje ne komunen e Rrashbullit dhe nje ne komunen e Nikles. Komisioni pas verifikimit te dokumentacionit te paraqitur dhe marrjes se informacionit ka marre vendim per shfuqizim te plote per dy vendime pasi rezultoi se toka bujqesore ishte shperndare ne kundershtim me ligjin. Ne total per vitin 2010 nga Komisioni Vendor i Prefektures se Durresit jane marre 106 vendime si per korrigjim te vendimeve per shfuqizim te plote te tyre dhe vendime per shfuqizim te pjesshem rikonfirmim te pronesise si dhe per lirimin e tokes se pushtuar nga persona te trete. Rreth 600 ankesa nga banore te ndryshem por edhe institucione publike kane mberritur ne Komisionin e Verifikimit te Titujve te Pronesise per tokat bujqesore. Po keshtu nje numer i madh dosjesh kane mberritur edhe nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme per verifikime te ndryshme ku jane marre 11 vendime rikonfirmimi dy vendime per shfuqizim te pjesshem te AMTP. Alizoti deklaroi Ne rast se perfituesit e padrejte apelojne per te kundershtuar vendimin e Komisionit te Verifikimit te Titujve te Pronesise atehere ne dosjen e kalojme per organet e gjyqesorit per te vertetuar zbatueshmerine e ligjit nga ana jone. Alizoti beri te qarte se nje pjese e ankesave kerkojne kohe deri ne zbardhjen e nje vendimi pasi eshte nderhyre ne kadastra duke kryer veprime abuzive te cilat kerkojne edhe hetime nga organet e drejtesise. Komisioni ka kaluar ne ballafaqim me ligjin dhjetera ankesa dhe me pas ka derguar ne terren edhe specialistet. Keta te fundit kane pare ne komuna e ne bashki prane zyrave te kadastrave te gjithe dokumentacionin per te cilin ka pasur edhe verejtje dhe me pas ka marre vendim per shfuqizimin e titullit te pronesise. Per rastet e shfuqizimit te te drejtes se prones eshte vene re se perfituesit e kane marre ate siperfaqe toke ne menyre abuzive - tha prefekti Alizoti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›