E Shtunë, 31 Tetor 2026

KZAZ-te Ristani Ka vende bosh opozita mund ti plotesoje

Ristani Ka hapesira ligjore per zevendesimet nga opozita. Miratohen rregullat e regjistrimit te koalicioneve

Opozita ka ende mundesi per te dorezuar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve propozimet e saj per anetare te Komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. Kreu i KQZ-se Arben Ristani deklaroi dje se mund te plotesohen nga PS e PBDNJ vendet qe jane ende bosh. Ai shtoi se nderkohe KZAZ-te kane zhvilluar mbledhjen e pare te tyre kane zgjedhur perkatesisht kryetaret dhe nenkryetaret dhe po vijojne punen. Po dje KQZ ka miratuar edhe rregullat dhe kriteret mbi bazen e te cilave duhet te regjistrohen koalicionet per zgjedhjet e 8 majit.

Deklarata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marre te gjitha masat qe puna te vazhdoje. Nderkohe KZAZ-te jane konstituuar kane bere mbledhjen e tyre te pare kane zgjedhur kryetaret dhe nenkryetaret sipas rastit nderkohe qe dhe sekretari eshte vendosur. Keshtu qe puna mund te vazhdoje normalisht pjesa tjeter eshte ceshtje e partive politike per te cilen nuk mund tu them gje - tha dje kreu i KQZ-se Arben Ristani. Sa u takon kandidateve opozitare ai shtoi Mund tju them qe vendet te cilat jane bosh sigurisht qe mund te plotesohen nga partite politike qe u takon. Kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve deklaroi se ka hapesira ligjore per te bere kete gje. Ka hapesira ligjore mund ti zevendesojme jo mund ti zevendesojme por ti plotesojme vendet bosh qe jane aty. Ndersa pjesa tjeter e atyre qe nderkohe qe pjesa tjeter e atyre qe jane emeruar do te jene pjese e vendimmarrjes se KQZ qe nuk mund ta paragjykoj.

Regjistrimi i koalicioneve

KQZ miratoi dje rregullat per regjistrimin e koalicioneve. Neni 65 i Kodit Zgjedhor parashikon 1. Dy ose me shume parti politike te regjistruara si subjekte zgjedhore ne KQZ sipas nenit 64 te ketij kodi mund te regjistrohen ne KQZ si koalicion zgjedhor ne shkalle vendi jo me vone se 45 dite perpara dates se zgjedhjeve. 2. Partia politike pjesemarrese ne nje koalicion nuk mund te marre pjese ne nje koalicion tjeter dhe as te paraqese liste shumemerore kandidatesh jashte koalicionit ku ajo ben pjese. Ndersa neni 66 i jep te drejte KQZ-se te zgjidhe konflikte te ndryshme qe mund te lindin lidhur me emblemen e njeres apo tjetres parti. Nese dy parti politike ose koalicione kane emer ose embleme te njejte apo te ngjashme ne ate mase saqe mund te shkaktoje konfuzion ose lajthitje te votuesve atehere KQZ-ja vendos cila parti ose cili koalicion ka te drejte te perdore emrin ose emblemen perkatese per qellime zgjedhore duke marre ne konsiderate daten e themelimit ligjor te partive ose daten e regjistrimit te pare te koalicionit ne KQZ. Per te percaktuar daten e pare te regjistrimit te koalicioneve KQZ-ja u referohet edhe zgjedhjeve te meparshme - thuhet ne nenin 66.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›