E Diel, 1 Nëntor 2026

Tradhtohet nga pistoleta kapet autori i grabitjes se 67 mije eurove

Enkeledian Arifaj akuzohet se ne bashkepunim me Gerta Mezurajn dhe Rodrig Malajn grabiten agjencine turistike Ar-Lo ne dhjetor te vitit te kaluar

Nje kontroll ne dukje rutine i policise se kryeqytetit ka zbuluar se vec nje pistolete pa leje qe mbante drejtuesi i mjetit rezultonte te ishte nje nga bashkautoret e grabitjes se bujshme te 67 mije eurove ngjarje kjo e ndodhur ne 14 dhjetor te 2010-s ne rrugen Komuna e Parisit ne agjencine turistike Ar-Lo. Enkeledian Arifaj 26 vjec nga Tirana eshte vene ne pranga gjate oreve te vona te mbremjes se te merkures nga sherbimet e parandalimit dhe te hetimit te krimit te Komisariatit te Policise nr. 4 ne Tirane. Lajmi eshte konfirmuar dje nga te dhena zyrtare te policise se kryeqytetit sipas te cilave arrestimi i tij u krye sepse ne Rrugen e Dibres eshte kapur ne flagrance nga sherbimet e policise me nje pistolete TT se bashku me dy krehra me 14 fisheke te cilet i kishte pa leje. Pas kryerjes se veprimeve procedurale e hetimore ne bashkepunim me prokurorine policia tha se u arrit dokumentimi ligjor i vjedhjes se ndodhur me date 14 dhjetor te vitit 2010 ne rrugen Abdyl Frasheri ne Tirane ku 26-vjecari Artifaj rezulton te jete bashkepunetor me Gerta Mezurajn 22 vjece dhe Rodrig Malajn 23 vjec te cilet aktualisht ndodhen te arrestuar.

Sipas policise ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne rrugen Komuna e Parisit dyshohet te kene vjedhur agjencine turistike Ar-Lo ne pronesi te nje shtetaseje ku kane marre shumen e parave prej 67 mije eurosh. Pas arrestimit te Arifajt materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre do ti kalojne Prokurorise se Tiranes gjithashtu per tiu bashkelidhur procedimit ne ngarkim te tij per vepren penale te armembajtjes pa leje dhe te vjedhjes e realizuar ne bashkepunim.

Pas vjedhjes me dhune te 67 mije eurove te nje punonjese te nje agjencie udhetimesh ne kryeqytet Ar-Lo ne rrugen Abdyl Frasheri policia do te ngrinte menjehere dyshimet se vec arrestimit te ciftit bashkepunues Gerta Mezuraj dhe Rodrig Malaj te perfshire ishin dhe persona te tjere. Ne ate kohe strukturat per Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve prane Komisariatit te Policise nr. 2 Tirane arriten ne nje kohe te shpejte pas marrjes ne pyetje te shume deshmitareve dhe kolegeve te punes se punonjes viktime te ngjarjes te finalizonin me sukses operacionin e koduar Mesdita me kapjen e Mezurajt dhe shokut te dashures te tij Malaj. Pas kesaj hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes me qellim identifikimin e bashkepunetoreve te tjere kane vazhduar me intensitet ne tre muajt ne vijim derisa ekspertet e policise kane rene ne gjurmet e 26-vjecarit te dyshuar. Ne te vertete Enkeledian Arifajt do ti behej shenje te ndalonte ne oret e vona te se merkures ne Rrugen e Dibres ne kryeqytet. Sipas te dhenave te policise ky i fundit pas kontrollit te ushtruar eshte kapur ne flagrance nga sherbimet e parandalimit dhe te hetimit te krimit te Komisariatit te Policise nr. 4 ne Tirane me nje pistolete TT se bashku me dy krehra me 14 fisheke te cilat i kishte pa leje. Shoqerimi i tij ne komisariat ka sjelle fakte te reja per policine e cila pas nje sere pyetjesh dhe hetimesh ne bashkepunim edhe me prokurorine ka mundur te dokumentoje teresisht implikimin e tij ne grabitjen e dhunshme te 14 dhjetorit te 67 mije eurove ne canten e punonjeses se agjencise turistike Ar-Lo ne Tirane.

Si iu grabiten 67 mije euro punonjeses se agjencise

Njera nga punonjeset e zyres se agjencise se udhetimeve Ar-Lo Travel ka tradhtuar shoqen e saj te punes duke i zbuluar sekretin qe ajo po transportonte per ne banke shumen prej 67 mije eurosh. 21-vjecarja Greta Mezuraj sapo ka pare qe shoqja e saj ishte duke levizur per ne banke se bashku me canten e saj ka marre ne telefon shokun e saj Rodrik Malaj me qellim qe ti vidhte leket qe ajo transportonte. Ngjarja ka ndodhur ne 14 dhjetor te vitit te kaluar ne rrugen Abdyl Frasheri ne Tirane kur sipas te dhenave te policise 23-vjecari Rodrik Malaj ka arritur qe ti vjedhe canten me shumen prej 67 mije eurosh vajzes rreth 30- vjecare teksa kjo e fundit ishte nisur te depozitonte shumen e majme te parave. Ato mendohet se ishin pjese e xhiros se agjencise se udhetimeve te mbledhura nga shitja e biletave te udhetimeve per jashte vendit gjate diteve te fundit perpara liberalizimit te vizave. Pas deklarimit te marre prej te demtuares policia nisi verifikimet per te mesuar se cilet kishin qene personat qe kishin pasur dijeni per sasine e parave. Nder ta ishte edhe e arrestuara Mezuraj kolegia tjeter e agjencise ku punonte e demtuara. Ndaj saj kane rene dyshimet kryesore dhe ajo eshte pyetur me hollesi nga hetuesit ndersa per ore te tera ajo eshte pyetur dhe me pas jane verifikuar deklarimet e saj. Ne fund hetuesit kane mundur te thyejne rezistencen e vajzes. Ajo ka pranuar se kishte njohje me nje person nga Vlora me te cilin qendronte. Verifikimet e tjera te policise zbuluan rrethana te dyshimta te vendndodhjes se tij dhe gjate shoqerimit e marrjes se tij ne pyetje u zbuluan parate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›