E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Shqiperia ka mortalitetin me te ulet amtar dhe foshnjor ne bote

Në 70 vitet e fundit në këtë godinë kanë ardhur në jetë mijëra banorë të kryeqytetit dhe mbarë Shqipërisë.

Janë mbledhur së bashku, mjekë infermierë e mami, për afro 35 vjet të jetës së tyre, ata kanë parë dhe shoqëruar lindjen e fëmijëve.

Në vitin 1942 kur u ndërtua, e quajtën materniteti “Nëna dhe fëmija”, sot, mbretëresha Geraldinë.

Nëpërmjet një dokumentari ata që kanë punuar dhe punojnë, rrugëtuan në kujtime të vjetra e të reja.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri Sali Berisha i cili vlerësoi kontributin e bluzave të bardha për uljen e mortalitetit amëtar dhe foshnjor.

Në godinën që mbron dhe promovon jetën, auditoriumit iu dha emri, i drejtorit të parë të këtij spitali, doktor Jani Basho, ku kryeministri Berisha dhe drejtori i Spitalit Halim Kosova kanë zbuluar edhe pllakën në nderim të drejtorit të parë të këtij spitali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›