Arrestohet autori i vrasjes ne Vlore

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë autorin e vrasjes së 51 vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e enjte në fshatin Gjorm. Çerqez Liço Seferaj, 48 vjec akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri kushëririn e tij pas një konfikti pronësie. Dy kushërinjte kishin nje prone te perbashket dhe pas pretendimeve per autorësinë e saj shtetasi Çerqez Seferaj ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Nuri Seferaj.Ky i fundit është transportuar për në Spital për ndihmë mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të sasisë së madhe të gjakut që ka humbur. Për kapjen e autorit kanë marrë pjesë rreth 150 forca policore të Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Vlorë.