E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora izolon banoret e Gollobordes ne Diber

Banoret e zonës së Gollobordës në Dibër izolohen nga reshjet e dëborës. Fëmijëve u duhet të ecin dy orë në këmbë nga shtëpia në shkollë. Në rastet kur mungojnë fadromat që hapin rrugët kryesore nxënësit ndëshkohen duke mbetur pa mësim deri në përmirësimin e motit.

Nga shtëpia në shkollë, i duhen dy orë në këmbë mes acarit. 
Por mund edhe të mos shkojnë
I ftohti ka mbërthyer rajonin e Dibrës .
Temperaturat shënojnë -14 në qytet, në disa zona deri - 18.
Zona e Gollobordës është e tëra e bllokuar.
Nga Ura Çenecit deri në Klenje kalohet vetëm me zinxhirë. Pjesa tjetër e rrugës për në Librazhd, është e bllokuar.
Banorët e këtushëm në të shumtën e kohës gjatë dimrit janë të izoluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›