E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier League/ Barazon Mancester Junajtid perfiton Mancester Siti

Goli i Dimitar Berbatov nuk i ka mjaftuar Mancester Junajtid per te marre tri pike te plota ne transferten ndaj Birmingamit. Kjo pasi ne minuten e fundit te takimit Li Bojer barazoi per vendasit duke i bere nje nder ne kete rast Mancester Sitit. Skuadra e Roberto Mancinit shkaterroi Aston Vilen e Zherard Hulierit e cila jashte fushe ka pesuar 22 gola dhe ka shenuar vetem 5. Tre golat e Mario Balotelit nje me penallti dhe goli fantazme i Leskotit konfirmojne pretendimet e skuadres nga Mancesteri e njekohesisht krizen e Aston Viles. Nese ne sezonin e shkuar ekipi nga Vila Park synonte Evropen tashme ndodhet vetem dy pike larg zones qe te con ne nje kategori me poshte. Me kete fitore Siti eshte ne krye se bashku me Junajtid me pike te barabarta 38 por ekipi i Fergusonit ka golavarazhin me te mire. Nderkaq nje hap perpara ben edhe Totenhemi qe ngjitet ne vendin e katert fale suksesit 2-0 ne shtepi kunder Njukasellit. Fitorja per londinezet erdhi ne pjesen e dyte me gola te Lenon 57 dhe Bejl 81. Ne perballjet e tjera Blekpuli fitoi 2-0 ne fushen e Sanderlendit kurse Uest Bromuici u mund ne fushen e vet 3-1 nga Blekberni. Sukses ne transferte edhe per Fulhemin qe mundi 2-0 Stoke Sitin ndersa Uest Hami barazoi 1-1 me Evertonin. Sot luhen Liverpul-Volverhempton elsi-Bolton dhe Uigan-Arsenal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›