E Diel, 1 Nëntor 2026

Olimpiakos Nikozia iken Beqaj vjen Isli Hidi

Isli Hidi eshte vetem nje hap larg firmes zyrtare me qipriotet e Olimpiakos Nikozia. Ajo qe ishte perfolur prej javesh mbi portierin e Kombetares duket se ka marre formen e nje konfirmimi. Burime zyrtare prane presidences dinamovite kane bere me dije se Hidi do te jete ne menyre perfundimtare nje lojtar i Olimpiakos Nikozias. Portieri eshte nisur dje ne mengjes drejt Qipros dhe ka qene i pranishem ne stervitjen e skuadres se tij me te re. Ne krahun tjeter drejtuesit e Olimpiakos Nikozia kane prishur kontraten me Arjan Beqajn me mirekuptim ndonese mes portierit tone te Kombetares dhe qiprioteve ka pasur shume mosmarreveshje. Dhe duke i dhene nje shume parash ne dore shuma nuk behet e ditur Olimpiakos Nikozia ka prishur kontraten me Beqajn. Nderkohe pritet qe Hidit si fillim ti ofrohet nje kontrate gjashtemujore qe do te thote deri ne fund te ketij sezoni me opsionin per nje vit shtese nese gjerat deri ne maj ecin mire. Tashme firma duket se do te jete pune oresh ne nje kohe qe ne bisedime me drejtuesit qipriote ka hyre dhe menaxheri i Hidit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›