E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prona djemte masakrojne babane

/ /

Sipas policise 53-vjecari Dauti u godit me sepate ne koke dhe leva hekuri. Hetimet paraprake tregojne se dhunimi i babait erdhi pas nje sherri per motive pronesie me djemte e tij. Burimet e policise bejne te ditur se babai i tre djemve kishte 5 vjet qe ishte divorcuar me te shoqen dhe me vendim gjyqi ai nuk duhej te jetonte ne banesen ku ishte ish-gruaja me tre djemte si dhe nuk duhet ti afrohej familjes. Por kete vendim Mitati nuk e kishte marre parasysh duke shkuar here pas here ne shtepine e femijeve. Deri dje nuk ishte shfaqur ndonje konflikt i dhunshem mes tyre derisa dy dite me pare 53-vjecari kishte kerkuar prej ish-gruas dhe femijeve shitjen e shtepise me qellim qe te merrte nje pjese te saj. Te njejten kerkese kishte bere edhe mengjesin e djeshem kur Dauti ishte kthyer serish ne banesen ku jetonte pjesa tjeter e familjes. Sipas babait te djemve perkatesisht 28 26 dhe 24 vjec duhej te behej ndarja ne menyre te barabarte e shtepise e cila kishte dy dhoma dhe nje kuzhine. Kerkesa i ka irrituar femijet duke bere qe mes tyre dhe babait te nise grindja me fjale per te perfunduar ne dhunimin fizik te 53-vjecarit. Policia konfirmon se Mitat Dauti eshte qelluar me mjete te forta e te mprehta sic jane sepata dhe levat e skelave te cilat i kane shkaktuar plage te shumta. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur fqinjet te cilet ishin te paret qe lajmeruan policine e qytetit. Forcat e saj shoqeruan per ne spital te plagosurin ndersa u vune ne ndjekje te tre djemve te tij. I pari u arrestua Riza Dauti vetem pak minuta pas ngjarjes. Disa ore me vone ne piken kufitare te Kakavijes u arrestua dhe djali tjeter Bledari ndersa ne kerkim vazhdon te jete Roland Dauti. Policia tregon se edhe nena e femijeve eshte shoqeruar dhe eshte marre ne pyetje mbi rrethanat e plagosjes. Edhe ajo ka pohuar se shkaku ishte pikerisht kerkesa per ndarjen e shtepise nje e drejte qe sipas saj ish-bashkeshorti e kishte humbur me gjyq. Ajo ka mbrojtur djemte duke thene se gjithcka ndodhi ne gjaknxehtesi e siper.

BALLSH/ MAJLINDA RAMA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›