E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli Burg perjete kreut te Bandes se Divjakes

VLOREuml- Gjykata e Apelit ne Vlore denoi me burgim te perjetshem nje 46 vjecar nga Divjaka i cili akuzohej per vrasjen e dy vellezerve dhe te nje te afermi te tyre bashkefshatare te tij ne vitin 1998. Autori njihet si kreu i Bandes se Divjakes qe tmerroi zonen ne vitet 1997 me krimet e kryera.

Gjykata e Shkalles se Pare ne Lushnje qe nisi shqyrtimin e ceshtjes e denoi ne mungese Luan Fusha me 22 vjet burg por ky vendim u kundershtua nga familjaret e viktimave. Nderkohe Interpol Tirana arriti te ekstradoje 2 vjet me pare nga Italia te akuzuarin per kete vrasje i cili u kap ne qytetin e Milanos.

Aktiviteti i dyshimte i Luan Fushes daton para vitit 1996 ne qytezen e tij te lindjes Divjake. Ngjarja per te cilen u akuzua Fusha dhe u denua me burgim te perjetshem ndodhi ne 14 gusht te vitit 1998 ne Divjake. Sipas akuzes 46 vjecari qe cilesohet edhe si kreu i nje grupi te emertuar Banda e Divjakes qe ka vepruar ne kete zone ne trazirat e vitit 1997 kerkonte te eleminonte babane e dy vellezerve Bashuri i cili kishte qene deshmitar okular ne nje vrasje qe dyshohet se ishte kryer nga Fusha ne Lushnje.
Me 14 gusht te vitit 1998 duke hyre ne banesen e familjes Bashuri ai vrau Edmond dhe Dhimiter Bashuri si dhe kusheririn e tyre Armand Kokoneshi qe kishte shkuar per vizite tek Bashuret nderkohe qe nuk mundi ta bente nje gje te tille per kryetarin e kesaj familjeje.
Fusha dyshohet te jete autor edhe ne ngjarje te tjera.
Mesohet se gjurmet e gishtave te Fushes kane dale edhe ne tre vrasje te tjera te kryera ne qytetin myzeqar. Zyrtaret thane se Fusha njihet si kreu i Bandes se Divjakes gjate trazirave vitit 1997 dhe hetohet per vrasje e plagosje te mundshme te kryera ne Itali.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›