Piktori Genti Demi Kujtesa ime eshte kuq e zi
Ca melodi malli vijne permes ca kutive te pluhurosura muzikore e te ndjellin te qendrosh gjate aty. Prej disa ditesh ne Galerine e Fakultetit te Arteve Pamore FAP piktori Gent Demi ka hapur nje ekspozite vetjake. Jane 19 pune te nje formati te madh pjesa me e madhe e te cilave jane krijime te vitit 2010 e ca te tjera te nje viti me pare nen titullin Jeta e fshehte e gjerave. Jane pjese e nje cikli qe ka nisur prej dy vjetesh e qe duket se rri mire te piktori. shte nje ekspozite ne forme kujtese ku nderthuret deshira per te ekspozuar ne vendin e lindjes me mallin e nje te riu te larguar. Gent Demi eshte larguar nga Tirana vite me pare drejt Athines ku ka
studiuar fillimisht filozofi me pas pikture dhe kur e kuptoi se piktura ishte rruga e tij studioi ne Pratt University ne New York. Ekspozimi ne FAP per te eshte nje ngjarje e vecante. shte deshira e cdo piktori qe te komunikoje me nje publik sa me te gjere aq me teper qe Tirana eshte vendi im i lindjes nga ku kam ikur ne moshen 19 vjec. Ana tjeter lidhet direkt me pikturen e cila eshte e lidhur shume me memorien tregon piktori. Teksa kalon nga njera tablo ne tjetren te bien ne sy ngjyrat e erreta ka te zeze kafe qe te jep ndjesine e dyerve apo sendukeve te vjeter por edhe nje e kuqe prej se ciles nuk te ndahen syte. Mundohem ti flas nenkoshiences se publikut shqiptar ne menyre qe te shoh sesi reagon ai ndaj saj. Duke perdorur te kuqen jo si nje ngjyre me kuptim folklorik por mbarenjerezor si pasioni vitaliteti e nje deshire te fshehte. E kuqja eshte e fshehur diku thelle duke e ftuar shikuesin te shkoje e ta gjeje ate. Piktura eshte e ndertuar ne menyre te tille qe syri te shkoje dhe te gjeje te kuqen. Ndoshta edhe deshira ime eshte qe kur shikuesi te largohet nga kjo ekspozite te thote qe pa nje pikture me te kuqe ndonese ajo eshte ne doza shume te vogla krahasuar me siperfaqen tjeter te tablose shpjegon ai. Dhe duket se ia arrin. Ne galeri hyjne e dalin vizitore te njohur te hershem te piktorit ka shume studente te Akademise se Arteve po edhe grupe te rinjsh qe vijne nga universitete private dhe kerkojne nga piktori tu flase me shume per veprat e tij te cilat duhet thene se nuk jane edhe aq te thjeshta per tu perceptuar. Me shume se nje zberthim shqisor ato kane nevoje per nje zberthim ndiesor te brendshem qe te con pikerisht ne rrugen qe deshiron piktori. Ishte nje prove ne te cilen une e vura veten. Nese publiku do te reagonte pozitivisht do te ishte per mua kenaqesia me e madhe. Dhe reagimi ka qene shume e mire madje edhe ata njerez qe vinin tek dera e me thoshin se nuk merrnin vesh nga piktura qendronin gjate para tablove cka do te thote se ata reagojne dhe te ndjejne ate cka piktura percjell. Ky eshte qellimi i piktures thote Gent Demi.
Gjuha e gjetur
Per te e para ishte fjala dhe kur ajo e braktisi apo ku ai braktisi ate i erdhi ne ndihme shenja. Fillimet e mia kane qene me poezine si i gjithe brezi i viteve 90 por duke u larguar nga vendi duke ndryshuar ambientin gjuhesor ku jeton ke humbje ne nivelin gjuhesor shprehes dhe vonon shume qe te fitosh nje nivel gjuhesor poetik apo letrar te nje gjuhe tjeter. Keshtu qe une i rashe shkurt gjeta nje gjuhe pa fjale per te shprehur ato qe doja dhe me sa duket kam bere zgjedhjen e mire. Keshtu u flet te gjitheve ne menyre direkte pavaresisht kombesise prejardhjes apo pervojave jetesore thote piktori i ardhur nga Greqia. Dhe ka shume te ngjare qe ne tablote e tij publiku te lexoje pak poezi apo te degjoje tinguj muzikore qe te kthejne pas ne kohe ne lagjen ku ke kaluar femijerine apo ne ato kolona zanore qe te kane shoqeruar asokohe. Kur me shaka e ngacmon mbi ndikimin qe ka pasur shkolla greke tek ai dhe per ngjyrat bardhe e blu qe ndonjehere nderhyjne ne tablote e piktoreve qe kane punuar ne Greqi ai te thote Ky cikel punimesh ka te beje me memorien dhe memoria ime nuk eshte bardh e blu eshte kuq e zi. Keshtu qe kthehesh mbrapa aty ku i ke lene kujtimet e tua te paketuara. Pas kesaj ekspozite te pare ne vendlindje Gent Demi do te deshironte te ishte gjithnje ne kontakt me publikun shqiptar.
ALMA MILE