E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres lagja 13 e permbytur. Uji mbi gjysem metri ne banesa

Ndonese rreshjet e shiut kane pushuar dhe niveli i ujit ka rene ndjeshem ne shume zona te Durresit nuk ndodh keshtu ne nje zone mjaft problematike ne lagjen 13 ne Plazh ku ende rreth 80 shtepi jane te mbytura nga 30-50 cm uje.Banoret qarkullojne me cizme ndersa shtepite kane pesuar deme shume te medha nga uji qe depertuar brenda tyre.Banoret theksojne se kjo zone eshte me problematikja aktualisht ne te gjithe Durresit pasi nuk ka mundesi kullimi.

Permbytja e fundit eshte e gjashta per kete vit e cila shkaktohet edhe nga ndertimi i dy pallateve prane kesaj zone te cilet sic shprehen banoret kane bllokuar kanalin qe kullonte ujin.Keto banesa nuk furnizohe as me energji elektrike per shkak te nivelit te larte te lageshtires.Nderkohe qe banoret shprehin indinjaten e tyre per shkak te indiferences se autoriteteve lokale ne zgjidhjen e problemeve te tyre edhe pse pak dite me pare u diskutua fillimi i punimeve per pastrimin e kanaleve kulluese.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›