E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli, Edi Rama: Të hapet rrugën e zgjidhjes që është në interes të publikut Kryetari i PS, Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, apeloi dje për zgjidhjen e situatës aktuale politike. Deklarata e kryesocialistit u bë mesditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku vizitoi grevistët e shtruar në pavionin e infektivit. “Unë dua që të ripërsëris nga ky pavion i mbushur me grevistë dhe greviste, ku është shtrirë trupi i opozitës së stërmunduar në kërkim të së vërtetës, apelin për të hapur rrugën e zgjidhjes që është në interes të publikut, të së ardhmes të çdo qytetari dhe qytetareje ku liritë dhe të drejtat nuk janë fjalë boshe, ku shteti i së drejtës nuk është një nocion abstrakt, ku ekonomia funksion në interes të të gjithëve”, apeloi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›