Finalja Inter -Bajerni i Mynihut, replika mes dy trajnereve
Asnje ekip tjeter ne "Champions League" nuk ka bere lojen e ekipit te Interit. Trajneri zikalter, Hoze Murinjo kujton vetem dy ndeshje, per te reklamuar lojen e skuadres se tij. Sipas Murinjos mjafton nje ndeshje e luajtur ne "Meazza", kunder Barcelones dhe nje ne "Stamford Bridge" kunder ekipit te Celsit. Te shtunen do te luhet finalja Inter - Bajerni i Mynihut dhe ne pergjigje te trajnerit Luis Van Gal, i cili ka akuzuar trajnerin e Interit se ka aplikuar nje loje te forte mbrojtese dhe per kete arsye ka pasur fat qe ka shkuar deri ne finale te Liges se Kampioneve, Murinjo jep shembuj konkrete. "Ne kete kompeticion te "Champions" - eshte shprehur Murinjo, - nuk me kujtohet ndonje ndeshje tjeter, si ajo Inter-Barcelona, ne "San Siro". Askush nuk ka mundur te luaje futboll, ashtu sic kemi luajtur ne. Asnje ekip tjeter nuk ka sulmuar si ekipi yne, ne Stamford Brixh," - shpjegon me tej trajneri zikalter. Kunder Lionit, - ka kujtuar Murinjo, - Van Gal pas perjashtimit te francezit Riberi ka aplikuar nje loje te qarte mbrojtese. Them se gjerat duken me mire me sy", - shtoi me tej portugezi. E ardhmja e trajnerit, pas lajmeve qe flasin se mund te largohet te Reali i Madridit, duket e dyshimte. - "Nuk eshte nje problem i kontrates dhe i parave, por me teper ka te bej me nje ceshtje personale. Eshte me teper nje ceshtje personale," - ka theksuar Hoze Murinjo, per te ardhmen e tij. - "Nuk kam ndryshuar asgje nga ato qe kam thene pak dite me pare, por nuk eshte e vertete se jam trajneri i Realit te Madridit. Pas finales se Liges se Kampioneve me duhen dy ose tre dite per t'u menduar me qetesi ne lidhje me te ardhmen". Ne lidhje me akuzat e ngritura nga ana e trajnerit Luis Van Gal, trajneri i Interit komenton ne lidhje me to: - "Van Gal eshte i shqetesuar me teper per gjyqtarin? Une per vullkanin islandez...". Ironia e trajnerit portugez te Interit lidhet me udhetimin e skuadres per ne Madrid, ku do te luhet finalja e "Champions League". Me nje emer te pashqiptueshem, "Eyjafjallajokul", vullkani islandez mund te bllokoje trafikun ajror te kontinentit dhe kjo gje ka alarmuar ekipet para udhetimit. Interi, nderkaq, per te evituar problemet do te udhetoje te enjten drejt kryeqytetit te Spanjes. "Me shqeteson me teper udhetimi dhe pergatitja para ndeshjes, jo gjyqtari", - theksoi Hoze Murinjo duke gjetur nje mundesi te tille per te replikuar me homologun e tij, katalanas, Luis Van Gal.
A. Muraci