Apeli: Jo dhunë, por debate dhe projekte për vendin
06/04/2011 Presidenti dekoroi dje personalitete për kontributin në rrëzimin e komunizmit
Presidenti Topi ka kërkuar nga klasa politike që të angazhohet për një fushatë elektorale konstruktive dhe të largohet nga mjetet e dhunës. Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e dekorimit të disa personaliteteve të vendit për kontributin e dhënë në lëvizjen demokratike të viteve 1990-91 dhe rrëzimin e simboleve të komunizmit, Topi tha se është koha e projekteve të mëdha për vendin. “Politikanët duhet ta vendosim veten në pozicione qytetare. Jo dhunë, por debat. Pasi njeriu i qytetëruar bën debat, punon me projekte dhe i ballafaqon ato. U ka kaluar koha premtimeve të çastit. Sot ka ardhur koha për projekte madhore”, theksoi kreu shtetit gjatë fjalës së tij. Ndërsa në lidhje me zgjedhjet lokale të 8 majit, Topi u shpreh se ato duhet të bazohen në projekte konkrete për qytetarët. “Qytetari duhet ta ndiejë se këtu mbyllet një etapë dhe fillon një tjetër. Politikanët nuk na kanë në dorë jetën, por kanë detyrimin të na administrojnë taksat”, tha ai. Më pas, Presidenti Topi shtoi se “8 maji është dita e rinovimit të pushtetit vendor dhe partitë të futen në garë, të respektojnë rregullat, të pranojnë rezultatin. Dhe me votën e marrë nga qytetari të kthehen në shërbim të tij.” Dhe nëse ndodh kështu, vijoi fjalën e tij Topi, qytetari e ndien që mbyllet një etapë, për të filluar një etapë tjetër. Gjithashtu, Presidenti i Republikës gjatë ceremonisë së djeshme të zhvilluar në Presidencë, u bëri thirrje të gjithë kandidatëve pjesëmarrës në garën elektorale të 8 majit të përkushtohen te nevojat dhe shqetësimet e votuesve dhe të mos përdorin bojkotin si zgjidhje. Dhe “që të mos hyjmë në situata të tilla, duhet ta vendosim veten në pozicione qytetare”, tha Topi. “Kemi qenë dëshmitarë se si këshillat bashkiakë, në mjaft raste janë bllokuar, për kapriçio, një telefonatë që vjen nga diku: ‘Shiko, mos merr pjesë ti atje!’. Ndërkohë që bllokohen procedura, bllokohet zhvillimi i qytetit dhe pastaj rikthehemi”, u shpreh Topi. Më tej, në fjalën e tij kreu i shtetit theksoi rëndësinë e nismave të mëdha për qytetet kryesore të vendit. “Sot unaza e Tiranës është me vendimin e Kryeministrit të fundit të qeverisë komuniste, të Adil Çarçanit. Sot ka ardhur momenti të paraqesim projekte madhore, dhe Tirana, Durrësi, Korça, Gjirokastra, Vlora, Shkodra, të gjitha kanë nevojë për projekte madhore. Dhe projektet madhore i bëjnë njerëzit e kualifikuar, njerëzit politikanë, qytetarë, njerëz me vizion”, përfundoi fjalën e tij Topi. Presidenti i Republikës nderoi dhe dekoroi dje personalitete të ndryshme të vendit, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të rëndësishëm në lëvizjen demokratike të viteve 1990-91 dhe në rrëzimin e regjimit komunist e të simboleve të tij. Me këtë rast, në mjediset e Presidencës u zhvillua ceremonia e dekorimeve, në prani të përfaqësuesve të trupit diplomatik, të kryetarit të Akademisë së Shkencave, prof. Gudar Beqirajt, të drejtuesve të shoqatave të të përndjekurve dhe të dënuarve politikë, sindikalistëve, familjarëve dhe të afërmve të të dekoruarve, studiuesve, historianëve, intelektualë etj.
Apeli i ambasadorëve:
Bëni fushatë me argumente, jo me dhunë
Dy ditë nga zyrtarizimi i hapjes së fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Uollfarth, u bëri dje apel partive politike që të bëjnë një fushatë me argumente e projekte konkrete, dhe të shmangin incidentet elektorale. Uollfarth dënoi rëndë incidentet e ditëve të fundit, dhe u bëri thirrje partive politike të angazhohen në një lojë të pastër dhe të respektojnë Kodin Zgjedhor. “Një fushatë elektorale ka hapësirë për argumente dhe partitë duhet të përcjellin argumentet e tyre, por nuk ka asnjë hapësirë për dhunë”, theksoi ambasadori Uollfarth. Gjatë aktivitetit të inaugurimit të arkivës së Kuvendit, financim ky i qeverisë holandeze, ambasadori holandez Van Den Dool ka kërkuar respektimin e kuotës prej 30-përqindëshit të pjesëmarrjes së grave në politikë, duke ndier keqardhje për moszbatimin e saj. “Deputetët duhet të punojnë së bashku për të zgjidhur hallet e njerëzve. Ligji që parashikon 30% të pjesëmarrjes së grave në politikë nuk respektohet. Unë bëj thirrje për respektim të kësaj kuote të rëndësishme për demokracinë e vendit, gjithashtu e rëndësishme është edhe përfshirja e të rinjve në politikë, pasi ata ia kanë kthyer shpinën”, tha Van Den Dool.
Të dekoruarit
Presidenti i Republikës nderoi dhe dekoroi dje personalitete të ndryshme të vendit, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të rëndësishëm në lëvizjen demokratike të viteve 1990-91.
Kreu i shtetit u dorëzoi dje “Medaljen e Mirënjohjes” në shenjë vlerësimi të veçantë, përkatësisht Lulzim Brahjas dhe Eqrem Kavajës. Me medaljen “Pishtar i Demokracisë”, Presidenti Topi nderoi zotin Gani Xhengo, zotin Gani Lami, zotin Hysen Berberi (pas vdekjes), si dhe zotin Jonuz Xhetani dhe zotin Bajram Kruja me motivacionin: “Për pjesëmarrjen aktive, kurajën dhe guximin qytetar të treguar në lëvizjen demokratike të viteve 90-të, për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri”.
Protagonistët e 20 shkurtit
Ata që filmuan lëvizjen studentore dhe shembjen e bustit të diktatorit.
100 mijë qytetarë shqiptarë ishin protagonistë të shembjes së bronzit diktatorial. Pak më shumë se 20 vjet pas shembjes së bustit të Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej”, 20 shkurti, që simbolizon për shqiptarët dhe për gjithë Lindjen rënien e fundit të diktaturës, na kthen në rrëfimet e rralla të protagonistëve në kronikën e vitit 1991 nga thirrja për protestën e madhe në TVSH, betimi i studentëve, histeria e zjarrfikësve që largonin njerëzit duke i qullur për herë të fundit me ngjyrën e kuqe të ujit; njeriu që i vuri litarin monumentit të diktatorit, shoferi që rrëzoi Enverin, autobusi i minierës që hoqi zvarrë diktatorin në të gjithë Tiranën dhe shumë ngjarje të ndodhura në kohë e ndryshimeve të mëdha. Me këtë motivacion Presidenti Bamir Topi dekoroi dje disa prej këtyre qytetarëve kurajozë të Shqipërisë, me kontribut të veçantë në rrëzimin e simboleve të komunizmit. Ndër të dekoruarit e djeshëm nga kreu i shtetit ranë në sy dhe emrat e Agim Buxhelit, Bujar Kores dhe Fatmir Çepanit me motivacionin: “Për kurajën, guximin qytetar dhe profesionalizmin e treguar si operator televiziv në filmimin e ngjarjeve të mëdha të lëvizjes demokratike, veçanërisht, të 20 shkurtit 1991, për rrëzimin e monumentit të diktatorit, si simbol i rënies së komunizmit në Shqipëri”. Në ambientet e Qytetit Studenti gjatë lëvizjes studentore të ’90-s, i vetmi operator që hyri brenda te studentët qe operatori televiziv i Partisë Demokratike, Agim Buxheli, që kreu dhe filmimet e rralla të studentëve të ngujuar. Fatmir Çepani, operator në Televizionin Shqiptar, ishte i vetmi që hodhi në celuloid këto momente historike. 17 minuta xhirim të Fatmir Çepanit, shprehin përjetimet e këtyre momenteve historike, ku mbretëronte kaotizmi, turmë e revoltuar, plumba, gurë dhe forca të blinduara të policisë.