Apeli Reforma në drejtësi, Topi: “Opozita të bashkëpunojë”
Autori i Lajmit: S. Topi
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kërkon bashkëpunimin e opozitës për reformën në sistemin në drejtësisë. Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Lartë, ku u mor në analizë çështja e gjyqësorit, ai deklaroi se reforma është bllokuar si pasojë e mungesës në Kuvend të 84 votave të nevojshme. Duke çmuar momentin në prag të vendimit të Bashkimit Evropian për çështjen e vizave, Kreu i Shtetit kërkoi kontributin e opozitës në miratimin e disa ligjeve që, sipas tij, janë përtej interesave partiake dhe me rëndësi shumë të madhe për popullin dhe vendin. Pas një angazhimi të gjatë si ndërmjetës për zgjidhjen e krizës politike, kjo është hera e parë që Presidenti reagon për bllokimin e disa prej nismave më të rëndësishme ligjore. Në kuadër të analizës së gjyqësorit nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, tha se dy kanë qenë fenomenet që bllokojnë proceset në rang kombëtar, mosparaqitja e avokatëve, ekspertëve apo dëshmitarëve si dhe mungesa e adresave që sjell dështimin e njoftimeve.
Thirrja
Topi pohoi dje se kohët e fundit ka pasur shpesh debate të natyrës politike, por për gjyqtarët është kategorikisht e ndaluar të bëhen pjesë e këtij debati. Megjithatë, Topi si kreu i KLD-së dhe si President i vendit, theksoi nevojën e përfundimit të reformës në sistemin e drejtësisë. Ai kujtoi se është diskutuar për çështjet e Konferencës Gjyqësore, është diskutuar për çështjet e Gjykatës Administrative, është diskutuar vazhdimisht edhe për nevojën e profilizimit të Gjykatës së të Miturve, është diskutuar për funksionalitetin mbi bazat e ligjshmërisë të KLD-së. “Unë do të bëja një apel, nuk është apel i ri, është një apel i përsëritur, për ti bërë thirrje politikës duke i bërë thirrje Kuvendit që të shkojë përtej debatit të ditës. Të shohë më larg, sepse integrimi i vendit, procesi i shumëdëshiruar i lëvizjes së lirë të njerëzve është i varur në mënyrë të veçantë nga reformat dhe sidomos reformat në fushën e drejtësisë. Ndonjëherë trajtimi mekanik për sa u përket numrave është i pakuptueshëm për ata që e supervizojnë procesin e demokracisë në Shqipëri. Ne vazhdimisht jemi të orientuar për ta përmendur numrin e nevojshëm të cilësuar 84, që mund të quhet numri magjik i disa ligjeve shumë të rëndësishme, që realizohen në Parlament, por kjo kërkon patjetër një vullnet – një vullnet, i cili duhet të shprehet”, - tha Topi. Ai pohoi se edhe sistemi i drejtësisë është i varur nga disa vullnete politike. “Duhet të kuptojmë që Shqipëria është në një fazë jashtëzakonisht të rëndësishme, është në fazën finale, pra atij absorbimi që do të bëjë familja evropiane për Shqipërinë, por sistemi i drejtësisë mbetet në një moment ngecjeje përderisa disa ligje shumë të rëndësishme i kanë imponuar këtij sistemi që të qëndrojë në pritje. Unë, duke respektuar edhe nevojën që Parlamenti të bëjë zgjedhje me praninë e të gjithë anëtarëve të vet, disa procedura, të cilat duhet ti kisha realizuar prej kohësh, i kam mbajtur, nuk i kam paraqitur, por ju siguroj që institucioni i Presidentit të Republikës nuk mund të mbesë dipendent i vullneteve politike për çështje të caktuara”, - tha ai. Kreu i Shtetit shtoi se partitë politike kanë të drejtën e plotë për sjelljen e tyre politike, por janë disa ligje të qenësishme, mjaft të rëndësishme për vendin, të cilat domosdoshmërisht, për shkak të asaj që trajton Kushtetuta duhet patjetër një lloj bashkëpunimi për të dalë nga kjo situatë, ku disa struktura të sistemit të drejtësisë patjetër që kanë ngelur kështu. Topi shtoi se sistemi gjyqësor duhet të forcohet jo vetëm mbi bazën e ligjeve, por dhe modernizimin e gjykatave apo krijimin e kushteve optimale të punës për gjyqtarët.
Ky lajm është publikuar: 09/03/2010