Integrimi, Lohan dhe Montobbio: “Zbatoni barazinë gjinore”
Autori i Lajmit: S.T
Liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të ndodhë nëse do të zbatohen të gjitha të drejtat e njeriut dhe kryesisht për sa i përket barazisë gjinore. Kështu janë shprehur ambasadori i Spanjës, Manuel Montobbio si dhe ambasadori i Delegacionit të Komisionit Evropian në vendin tonë, Helmut Lohan, të pranishëm në takimin e organizuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta me rastin e 8 Marsit. Montobbio u shpreh se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të varet shumë edhe nga vlerësimi i shanseve të barabarta për femrat. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Lohan. Ndërkohë që ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, u shpreh se “qeveria dhe politika nuk mund të bëjnë gjithçka vetëm, pasi politikat gjinore kanë nevojë për mbështetje nga të gjithë aktorët dhe se në partneritet me organizatat ndërkombëtare do të arrihen standardet edhe në këtë fushë, me synim final integrimin evropian të vendit”. Ndërsa Spiro Ksera, ministër i Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, u shpreh në konferencë se qeveria ka në prioritet të axhendës së vet fuqizimin e gruas dhe rritjen e pjesëmarrjes së saj në vendimmarrjen politike e publike. Ambasadorët Montobbio dhe Lohan përshëndetën hapat e hedhur nga institucionet shqiptare për përmirësimin dhe plotësimin e legjislacionit në fushën e barazisë gjinore, antidiskriminimit si dhe dhunës në familje si dhe përpjekjet për implementimin e tyre, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen në realizmin e objektivit për arritjen e barazisë gjinore në shoqëri, duke e cilësuar këtë si një tregues të fortë për qeverinë shqiptare dhe anëtarësimin në BE.
Ky lajm është publikuar: 09/03/2010