E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Roli i gruas përcaktues në zhvillimin e vendit

Autori i Lajmit: S.T

Kryeministri Sali Berisha uroi gratë dhe nënat e Shqipërisë me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Këtë urim Berisha e bëri në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku ai vlerësoi si përcaktues rolin dhe kontributin e grave në zhvillimin e vendit. Sipas tij, shoqëria shqiptare ka ende hapa për të bërë drejt respektimit të të drejtave të grave, dhe të barazisë së tyre me burrat, në të gjitha fushat e shoqërisë. Kreu i Qeverisë përmendi si shembull të barazisë së gruas me burrin, rritjen e numrit të grave në Parlamentin shqiptar. Berisha shprehu bindjen se gratë janë një forcë e madhe drejt integrimit evropian. Edhe paraditen e djeshme, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar Demokrat, Kryeministri uroi gratë demokrate dhe i falënderoi ato për kontributin e dhënë. Për të ngritur edhe më lart vlerat e grave Berisha duke iu drejtuar deputetes dhe aktores, Rajmonda Bulku ka përmendur dhe vlerësimet e fundit me çmime “Oskar” të të dy grave. “Rajmonda, gjëja më mahnitëse ishte se Sandra Bullok një ditë më parë mori çmimin si artistja më e keqe e vitit dhe një ditë më pas u nderua me çmimin “Oscar” si artistja më e mirë. Rrallë ndodh që i njëjti person të pushtojë të gjithë spektrin siç ndodhi me këtë artiste të madhe, për të cilën më thonë se ka gjyshe me origjinë shqiptare”, - tha ai.

Ky lajm është publikuar: 09/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›