Gjendet trupi i pajetë i 34-vjeçares që u vetëflijua.
Berat- Pas orëve të tëra kërkimesh në ujërat e Osumit është gjetur më në fund trupi i pajetë i 34 vjeçares Ermelinda Doko, e cila u vetvra mesnatën e së martës duke u hedhur nga ura e Goricës mbi lumin Osum. Trupi i saj është gjetur vetëm sot në mëngjës nga policia dhe familjarët e të ndjerës, në zonën e urës vajgurore . Si duket rrjedha e ujit e ka spostuar disa kilometra nga vendi ku viktma u hodh për t'u mbytur. Mendohet se ajo i ka dhënë fund jetës në kushte depresive pas divorcit nga i shoqi. 34 vjeçarja Doko u hodh nga 8 metra lartësi, ndërsa nuk u arrit të shpëtohej nga disa kalimtarë të rastit të cilët u bënë dëshmitarë të ngjarjes.