E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: 'Qeverisja e Berishës po merr jetë shqiptarësh'

 

Nënkryetari i grupit parlamentar të partisë socialiste Erjon Braçe ka diskutuar në seancën e sotme parlamentare rreth jetës aspak të sigurt të qytetarëve shqiptarë në punë e kudo tjetër. Duke përmendur personat që humbën jetën dje, Braçe tha se jeta në këtë lloj qeverisje është bërë totalisht e pasigurt. "Dy vetë në Berat i dhanë fund jetës nën kushtet e depresionit, një i moshuar humbi jetën nga një aksident rrugor, një 5 vjeçar u mbyt në kanal, një grua në Shkodër u vra nga bashkëshorti."-tha ia dhe shtoi se kjo situatë nuk gjendet as në Irak.Që nga fundi i janarit 16 persona u mbytën në një liqen artificial, 26 të tjerë në Gerdec nga shpërthimet.Ky sipas Braçes është produkti i një qeverie që nuk ka në qendër të vëmendjes njeriun. Kjo është një qeveri e cila e bën gjithnjë e më të zezë punën e qytetarit. Nuk është vota por korrupsioni në këtë vend, ku ka më shumë frikë se sa shpesë. Puna është themellore për jetën , por kjo qeveri po e kthen jetën në ferr. Puna është kthyer në një instrument i marrjes së jetës. Pse kryeministri nuk e kthen punën në instrument të dhënies së jetës por në të marrjes së saj. Ai duhet të ishte sot këtu dhe të jepte shpjegime për këtë, sepse jeta e qytetarëve shqiptarë është bërë e pasigurt duke nisur që nga vendet e punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›