Apeli dënon Dalipin me gjobë pse denoncoi kioskat e Kunatit. Reagimi: Presion para mbledhjes së Këshillit Bashkiak
Gjykata e Apelit ka vendosur që të dënojë me 200 mijë lekë gjobë Aldrin Dalipin, kreun e këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës.
Vendimi vjen pas një padie për shpifje që ka ngritur kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, pas deklaratave të Dalipit në lidhje me kioskat e kunatit të Bashës tek rruga pedonale.
Vetë Dalipi, që pret të zgjidhet kryetar i Këshillit Bashkiak, thotë se ky është presion para mbledhjes ku do shkarkohet Njazi Kosovrasti.
Gjykata e Apelit sot i bëri dhe një shërbim të fundit Lulzim Bashës. Një gjobë mjerane ndaj meje si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës për denoncim të korrupsionit.
Asnjë presje si heq deklaratave të mia për korrupsion të Lulzim Bashës. Presioni në prag të mbledhjes ku Basha humb shumicën në Këshilli Bashkiak tregon panik! shkruan Dalipi në Twitter./ep