Apeli detyrim paraqitje për IT e kryeministrisë, Kasaj: S'kam fshirë materiale
TIRANË- Gjykata e Apelit u shpreh sot lidhur me masën e arrestit për specialistin e IT në kryeministri, Armando Kasaj, i vënë nën akuzë nga prokuroria pas fshirjes së videove në serverin e kryeministrisë.
Organi i akuzës kërkoi arrestin me burg për Kasaj duke e akuzuar atë, për fshehje të provova që do të conin në zbardhjen e së vërtetës për ngjarjet e 21 janarit, por Gjykata e Apelit ka rrëzuar Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar për Kasaj vetëm detyrim paraqitje. Menjëherë pas këtij vendimi, avokati i Armando Kasaj është shprehur se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje penale.
KASAJ: NUK KAM FSHIRE MATERIALE NGA SERVERI
IT i kryeministrisë Armando Kasaj deklaroi për mediat se ai nuk ka fshirë asnjë material nga serveri i kryeministrisë. "Nuk kam fshirë asnjë material. Kam bërë vetëm kopjim të materialeve, të cilat ia kam kaluar gardës", ka deklaruar ai, menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit.
Ndërkohë pak ditë më parë kjo gjykatë la në arrest shtëpie, duke rrezuar në këtë mënyrë kërkesën e prokurorisë, ish-komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj në protestën e 21 janarit. Ndërsa për shoferin e ish komandantit Prendi, Margarit Kumen apeli vendosi lirimin e tij, duke revokuar kështu edhe masën e arrestit të shtëpisë dhënë nga gjykata e Shkallës së Parë.
(ma.ar/BalkanWeb)