E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci, gjenerali Hoxha ikën në SHBA bashkë me familjen

TIRANE - Gjenerali Luan Hoxha, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, i pandehur në dosjen “Gërdeci”, është larguar nga Shqipëria prej më se një muaji.

Ish-zyrtari i lartë i Forcave të Armatosura, mësohet se ka lënë Shqipërinë në datën 1 janar 2012, duke u larguar së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E përditshmja Panorama mëson nga burime jozyrtare se Luan Hoxha nuk është paraqitur në punë në Tiranë që nga data 1 janar 2012. Ai jepte mësim si pedagog në disa institucione arsimore, me të cilat ka ndërprerë kontratat që nga fillimi i janarit.

Ndërkohë edhe burime nga prokuroria e Tiranës pohuan faktin se Luan Hoxha prej muajsh nuk paraqitet në gjyq. Prokuroria kërkon 8 vjet heqje lirie për Luan Hoxhën, i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›