Apeli do te vendose te henen per ekstradimin e Almir Rrapos
Artan CENA
TIRANE - Debate akuza dhe kunderakuza mes prokurorise dhe pales mbrojtese jane leshuar gjate dites se djeshme ne seancen ku do te vendosej per ekstradimin e ish-zyrtarit te Ministrise se Jashtme Almir Rrapo. Ne fund trupi gjykues ka kerkuar kohe per te dhene vendimin. Keshtu diten e hene do te jepet vendimi i Gjykates se Apelit nese Rrapo i vene nen akuze per disa vepra penale ne SHBA do te ekstradohet apo jo. Ne argumentimet e saj prokuroria tha dje se ne marreveshjen e vitit 1933 mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes jane te percaktuara te gjitha kushtet e ekstradimeve dhe keto kushte i ploteson dhe Rrapo. Pala mbrojtese ka kerkuar qe Drejtesia amerikane te jape garanci qe Almir Rrapo te mos denohet me vdekje. Kjo pasi per akuzat e ngritura ndaj te pandehurit parashikohet dhe denimi kapital.
SEANCA
Gjykata e Apelit ka kerkuar disa dite kohe per te dhene vendimin per ekstradimin drejt SHBA-ve te ish-punonjesit te Ministrise se Jashtme Almir Rrapo. Lefter Jahja kryesuesi i trupit gjykues te Apelit te kryeqytetit ka pohuar ne seance se diten e hene do te jape vendimin organi gjykues per Rrapon pasi gjyqtaret do te njihen me pretendimet e avokateve dhe te prokurorit per kete ceshtje. Ne seancen e djeshme avokati i Almir Rrapos Ardian Visha e ka cilesuar si te padrejte vendimin e gjyqtarit te shkalles se pare Artur Gaxhi pasi ai ka dhene edhe masen e sigurise edhe vendimin per ekstradimin drejt Amerikes per Rrapon i cili akuzohet per nje sere akuzash. Ndersa mbrojtja ka kerkuar edhe nje garanci nga Drejtesia amerikane e cila e garanton shtetin shqiptar qe denimi per Almir Rrapon mos te jete me vdekje pasi veprat per te cilat ai akuzohet perfshijne kete denim. Por me pas prokurori i Apelit Altin Dumani ka cituar me detaje konventen e nenshkruar mes Shqiperise dhe Amerikes ne vitin 1933 ku ekzistojne te gjitha mundesite per ekstradimin e ish-punonjesit te Ministrise. Por gjate relacionit prokurori nuk ka lexuar asnje garanci per jeten e Rrapos nese ai do te ekstradohej.
BASHKEPUNIMI
E vetmja shkrese e ardhur nga Ambasada Amerikane drejtuar shtetit tone eshte se shteti shqiptar ka te drejte te marre ne rruge zyrtare te gjitha informacionet per Rrapon nese ndaj tij do te zhvilloheshin ne Amerike seanca gjyqesore por nuk behet fjale per garanci. Pas kesaj trupi gjykues eshte terhequr per vendim por do ta jape ate te henen dhe eshte brenda afateve per percaktuara pasi ne daten 2 nentor Almir Rrapos i perfundon edhe afati i paraburgimit. Nderkohe qe mbrojtja e tij ka derguar ne Gjykaten e Strasburgut edhe nje kerkese per mosekstradimin e tij drejt SHBA-ve pasi i rrezikohet jeta. Per kete Gjykata e Strasburgut ka kerkuar mosekzekutimin e vendimit per ekstradimin e ish-punonjesit te Ministrise se Jashtme deri ne nje vendim te saj.
Afrohet dimri Basha mbledh prefektet per parandalimin e katastrofave
TIRANE - Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka mbledhur prefektet dhe perfaqesuesit e disa institucioneve per tu percaktuar masat qe duhet te marrin per perballimin e emergjencave te pritshme dimerore. Basha percaktoi detyra per monitorimin e situates ne perputhje me planin kombetar te emergjencave civile mbledhjen e informacionit mbi nevojat per baze ushqimore per banoret dhe gjene e gjalle gatishmerine e hidrovoreve marrjen e masave per furnizimin normal me energji elektrike. Mjetet e gatshme qofte nga njesite e enteve publike qofte nga njesite kontraktore private sipas rastit duhet te kontrollohen dhe gatishmeria e tyre duhet te raportohet me shkrim nga pergjegjesit perkates prane zyrave te prefekteve jo me vone se date 10 nentor ti percillet Drejtorise se Pergjithshme te Emergjencave Civile dhe duhet te perditesohet cdo dy jave - ka thene ai. Ministri u ndal edhe te realizimi i projekteve ne nisura pas situatave te meparshme te emergjences. Ne kuadrin e projekteve qe kane nisur qe me celjen e buxhetit per vitin 2010 eshte e rendesishme te sigurojme qe ne fillim te ketij sezoni aspektet kritike te ketyre projekteve qofshin riparim argjinature perfundim i nje aksi rrugor etj te jene te perfunduara dhe te merren te gjitha masat per te pershpejtuar perfundimin e tyre. Duke iu referuar pervojes se fituar pas kapercimit me sukses te situates se emergjences civile te krijuar ne qarqet e Shkodres e te Lezhes si rezultat i permbytjeve te shkaktuara ne fillim te ketij viti Basha theksoi megjithate se eshte shume e rendesishme qe gatishmeria te jete ne shkallen me te larte. Rreziku qendron te rutinizimi i perqasjes ndaj ketij problemi. Pra nje shkundje e plote e strukturave ne vartesine tuaj dhe nje kontroll dhe inspektim i imet i te gjitha strukturave qe lidhen me pergjegjesine e prefekteve ne cdo qark duhet te perfundoje me urgjence brenda nje kohe sa me te shkurter. Pergjegjshmeria e strukturave tona te jete ne shkallen me te larte. Inspektimi monitorimi te kryhen jo nje here por disa here ne muaj dhe mos te kete asnje justifikim per mospasje ne gjendje pune te infrastruktures mbeshtetese apo te infrastruktures paresore ne sherbim ose nen kercenimin e situatave te emergjencave civile - ka thene ministri i Brendshem.
Oktapodi Atila kapet me droge dhe municione
BERAT - Arrestohet nje 34-vjecar ne Berat i akuzuar per prodhim e shitje lendesh narkotike si dhe prodhim e mbajtje te armeve luftarake. Ndalimi i tij eshte bere gjate operacionit te koduar Oktapodi qe eshte finalizuar pas 2 muajsh hetime me arrestimin e Atila Bales i cili sipas policise rezulton si i dyshuari kryesor per nje shperthim me tritol kohe me pare ne nje banese ne qytetin e Kucoves. Gjate kontrollit ne banesen e 34-vjecarit u zbuluan 2 granata luftarake 7 kallepe tritoli 3 ndezese granate 20 metra zjarr-percjelles per eksploziv si dhe 19 kapsolla detonatore. Nderkohe qe eshte sekuestruar dhe nje sasi prej 50 gramesh Cannabis e pergatitur nga i arrestuari per shitje pasi njihej prej kohesh si kontingjent i prodhimit dhe shitjes se lendes narkotike.
Policia 25-vjecari Gjahtari eshte veteplagosur
VLORE - Plagosja e ndodhur dy dite me pare ka qene veteplagosje. Ne kete perfundim ka arritur Policia e Vlores pas hetimeve te bera per ngjarjen ku mbeti i lenduar Klevis Gjahtari. Paraditen e djeshme policia lokale ka dhene edhe versionin e saj zyrtar per plagosjen 25-vjecarit Gjahtari. Ne nje deklarate per shtyp Policia e Vlores ka bere me dije se dyshohet se i riu eshte veteplagosur aksidentalisht me pistolete te cilen e mbante pa leje. Gjate kontrollit te bere ne banesen e 25-vjecarit policia gjithashtu ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale edhe pistoleten dhe 10 grame Cannabis sativa nderkohe qe ka nisur edhe nje procedim penal per Klevis Gjahtari. Pas plagosjes se 25-vjecarit dy dite me pare u dyshua ne fillim se ai ishte qelluar me arme nga persona te panjohur por pa kaluar as 24 ore policia sqaroi edhe rrethanat e ngjarjes.
30 Tetor 2010