E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me heroine ne trup i gjendet kokaina ne shtepi



KORCE - Ka tentuar qe te kaloje kufirin me heroinen e fshehur ne trup por ka deshtuar. Gentian Rushani eshte kapur ne flagrance me rreth 1.4 kilogram droge dhe pas kontrollit ne banesen e tij eshte gjetur edhe nje sasi kokaine. Burimet zyrtare te Policise se Qarkut te Korces bene te ditur mbreme se ne kunder te operacionit te koduar me emrin Radaneci u be ndalimi i 34-vjecarit Rushani lindur dhe banues ne lagjen Nr. 17 ne Korce.
Agjentet e seksionit te luftes kunder droges kane marre informacione per tentativen e trafikimit te droges dhe ne bashkepunim me forcat policore ne piken e kufitare te Kapshtices kane ushtruar kontroll te imtesishem ne trupin e Rushanit ku u gjeten dy kuti ne te cilat ishte fshehur lenda narkotike. Sipas policise sasia e heroines se gjetur ishte rreth 1. 374 kilogram.
Gjithashtu gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e ketij shtetasi u gjend dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje sasi tjeter lende narkotike e llojit kokaine me peshe 1.422 gram - thote zedhenesja e Policise se Qarkut te Korces. Materialet ne ngarkim te Rushanit iu kaluan per ndjekje te metejshme Prokurorise se Krimeve te Renda ne Tirane pasi ai pritet te akuzohet per vepren penale te Trafikimit prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike.

30 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›