E Diel, 1 Nëntor 2026

Pengmarrje me armë në Kurbin, babë e bir marrin peng nipin

KURBIN- Një ngjarje e rëndë ka tranditur pasditen e sotme qytetin e Kurbinit. Dy persona të armatosur, përkatësisht babë e bir, kanë marrë peng nipin për shkak të borxheve që ky i fundit u detyrohej.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka nisur në qytetin e Lacit ndërsa autorët bashkë me pengun janë larguar me një makinë tip benz më targa Laci, në drejtim të Pukës.

Mësohet se policia ka ngritur postoblloqe në të gjithë zonën ndërsa dyshohet se njëri nga pengmarrësit është shtetasi Mark Gjini, daja i djalit të marrë peng.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›