E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Adem Demacit Te ruajme Kosoven. Ska pakt me Serbine

Adem Demaçi i ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës të bashkohen përballë sfidave që e presin vendin siç janë ruajtja e integritetit territorial dhe bisedimet me Serbinë. Veprimtari Demaçi, i cili kaloi 28 vite në burgjet serbe për lirinë e Kosovës, tha se udhëheqësit kosovarë duhet të jenë të bashkuar kur janë në pyetje çështjet kombëtare.

“Të marrin përsipër detyrën që ta mbrojnë territorin tonë, ta mbrojnë Kosovën, t’i mbrojmë të drejtat tona. Ne na thërrasin që të shkojmë dhe bisedojmë me Serbinë. Ne Serbia nuk na njeh. Udhëheqësit tanë duhet të shtrëngohen, të mos bëhen të atillë që të mundohen ta rrëzojnë njëri-tjetrin nga pushteti por kur të jetë interesi kombëtarë të jenë unik, të mos turren nëpër karrige dhe poste” tha Demaçi.

Këto komenti ai i bëri në Universitetin e Prishtinës, ku u nderua me çmimin “Doctor Honoris Causa”, për kontributin e tij dhënë çështjes kombëtare, angazhimin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, dhe angazhimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Duke falenderuar Universitetin e Prishtinës për çmimin e akorduar, Demaçi theksoi se do të vazhdojë të kundërshtojë gjithçka që nuk është interes të vendit dhe çështjes kombëtare.

Bul Saliu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›