E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Ndeshkim manipulatoreve. Rama tentoi te me implikonte

Kryeministri Berisha deklaron se pergjegjesit e manipulimit te videos Meta -Prifti do te ndeshkohen. Ai akuzoi liderin e opozites  se permes trukimit  tentoi te implikonte edhe  kryeministrin. “Por ky ishte nje bllof i Edi Rames”, tha Berisha - duke shtuar se ishte ai qe ia dha kaseten. Megjithate shefi i maxhorances perseriti ftesen ndaj opozites  per reformen elektorale ndonese theksoi se kodi  aktual eshte konsensual dhe me i miri.

"Kasetën e morri nga unë Edi Rama, u tregua budalla. Vetëm nga kjo s'duhet ti lejonte vetes dhe cakallit të tij manipulimin. Merret me regjistrime, që montojnë dhe falsifikojën regjistrime për kryeministrin. Tipik larva blloku, kalecë bunkierësh,  s'mund të jetë tjetër. E akuzoj sepse të nesërmen dhe të pasnesërmen me rradhë u tha shqiptarëve që videoja  nuk është e montuar. E bëri këtë edhe pasi vetë media që e publikoi duke kuptuar që ka kryer një krim me montimin, u detyra ta nxjerr. Nëse ti përpiqesh të destabilizosh një vend duke montuar për kryeminsitrin, ti përdor metoda puciste, të shëmtuara, të dënueshme për të cilat natyrisht që do të mbash përgjegjësi. Do mbajë përgjegjësi, nuk kam ndërmend që unë ta pranoj një gjë të tillë", tha kryeministri Berisha.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›