Ndoka Qeveria Berisha deshtoi

Nard Ndoka deklaroi se demokristianët do ti bashkohen me 21 janar demostratave te opozites. E vetmja zgjidhje per shqiptaret tha ai eshte largimi i qeverise Berisha.
"PDK mendon se shqiptarët kanë vetëm një rrugëzgjidhje, ta largojnë kryeminsitrin Berisha dhe qeverinë e tij një orë e më parë nga qeverisja e vendit. Qeverisja aktuale ka dështuar, nuk ngjall më shpresë, ajo ka humbur besimin, është zhytur në skandale dhe po përdor mandatin e popullit për plackitjen e vendit. PDK u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të bashkohen me ne në 21 janar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të larguar këtë qeveri mafioze që ka mbajtur peng vendin. PDK i bën thirrje gjithashtu të gjithë administratës publike, qëndrore dhe lokale të distancohen nga urdhrat verbal të shefave të tyre, të mposhtin frikën dhe të marrin pjesë në demostratën e 21 janarit për të penguar këtë qeveri në uzurpimin e institucioneve dhe plackitjen e vendit sepse është një mision kombëtar për të gjithë ne", deklaroi Nard Ndoka, kreu i PDK.
Alsat