E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i BE: Zgjidhni situatën duke respektuar institucionet ligjore

16/06/2011  Deklarata e përbashkët e eurodeputetëve, pas takimit me delegacionin shqiptar

Eurodeputetët e Bashkimit Europian me anë të një deklarate të përbashkët i bënë dje thirrje palëve politike në Shqipëri që të arrijnë një marrëveshje për të shmangur dështimin në imazhin e vendit dhe për të ndimuar procecin e integrimit europian të Shqipërisë. “Parlamenti Europian do të qëndrojë neutral në lidhje me procesin zgjedhor në Shqipëri duke pritur që mosmarrëveshjet të zgjidhen në bazë të kornizës kushtetuese të vendit.” – thuhet në deklaratë. Brukseli është i qartë lidhur me periudhën postzgjedhore në Shqipëri dhe konkretisht me zgjedhjet në Tiranë. “Nëse një instancë gjyqësore merr vendime në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e vendit atëherë vendimi i saj duhet të respektohet nga të gjitha palët.” – nënvizojnë eurodeputetët. Por Brukseli është i qartë lidhur edhe me 12 rekomandimet të Komisionit Europian për Shqipërinë. “Mungesa e dialogut politik dhe mosfunksionimi i duhur i parlamentit shqiptar mund të cënojë integrimin europian të Shqipërisë.” Thuhet në deklaratën e firmosur nga 21 anëtarët e delegacionit europarlamentar për Shqipërinë, pas përfundimit të takimit të tretë të Këshillit Parlamentar të Asocim Stabilizimit BE-Shqipëri. Tre janë pikat kryesore të kësaj deklarate. Së pari shprehet shqetësimi për krizën politike që ka kapur vendit që prej zgjehdjeve të qershorit 2009 dhe i bëri thirrje palëve në Shqipëri që të gjehet një marrëveshje. Sipas eurodeputetëve destabiliteti politik ka cënuar seriozisht imazhin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare dhe integrimin europian të vendit. edhe pas shumë përpjekjeve të institucioneve europiane qëndrimi i palëve ëhstë shumë larg njëri-tjetrit dhe nuk mundëson deri tani arritjen e një zgjidhjeje në interesin e qytetarëve shqiptarë. Së dyti 21 eurodeputetët europian do të qëndrojnë neutral për procesin e zgjehdjeve në shqipëri dhe presin që mosmarrëveshjet të zgjidhen në përputhje të plotë me kornizën ligjore dhe kushtetuese të shqipërisë dhe nëse është e nevojshme edhe me këshillimin e institucioneve ndërkombëtare. Së treti në deklaratë thuhet se nëse mungesa e dialogut politik vazhdon dhe nëse vendi nuk i përmbush në kohë rekomadimet për integrimit europian, zhvillimet institucionale midis Shqipërisë dhe BE-së do të dëmtohen seriozisht

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›